Siria

Siria nuk do të bashkëpunojë me të ashtuquajturin koalicioni anti-ISIL

Kryetari i Sirisë, Bashar al-Assad ka përjashtuar mundësinë që Siria të bashkohet me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që me sulme ajrore të bombardojnë pozicionet e ISIL-it në Irak dhe Siri, sepse anëtarët e koalicionit janë vetë sponsorët e terrorizmit.

  

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në një intervistë të martën me BBC –in të financuar nga shteti, nëse Siria do të marrë pjesë në fushatën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashar al-Assad tha:

  

Jo, definitivisht ne nuk mundemi dhe ne nuk e kemi vullnetin dhe ne nuk duam, për një arsye të thjeshtë - sepse ne nuk mund të jemi në një aleancë me vendet që mbështesin terrorizmin .  

   

Bashar al-Assad tha se ai nuk është kundër bashkëpunimit me vendet të tjera në betejën e tyre kundër terroristëve Tekfiristë të ISIL-it, por ne do të refuzojmë të bisedojmë me zyrtarët amerikanë , sepse ata nuk flasin me askënd përveç nëse ai është një kukull. 

   

Assadi, gjithashtu, kritikoi zyrtarët amerikanë për  “shkeljen me lehtësi” të së drejtës ndërkombëtare dhe duke shkelur sovranitetin e Sirisë, në referencë të sulmeve ajrore që janë duke u kryer nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa autorizim nga Damasku.

   

Dhe ata lehtësisht shkelin mbi të drejtën ndërkombëtare, e cila është në lidhje me sovranitetin tonë tani, kështu që ata nuk flasin me ne, ne nuk flasim me ta, tha ai. 

   

Kryetari i Sirisë tha gjithashtu se qeveria e tij po merr mesazhe nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që të luftojnë së bashku kundër ISIL-it.

   

Nuk ka pasur bashkëpunim të drejtpërdrejtë që nga sulmet ajrore që filluan në Siri në muajin shtator, por palët e treta - në mesin e tyre Iraku – e përcjellë informacionin, tha ai.

   

Ndonjëherë, ata na përcjellin ndonjë mesazh, një mesazh të përgjithshëm, por nuk ka asgjë taktike, tha ai, duke shtuar, Nuk ka dialog. Ka, le të themi, informacion, por jo dialog.

   

Kryetari i Sirisë më tej e hodhi poshtë si tregime fëminore” dyshimet se forcat ishin duke përdorur bomba barrel në  konflikt.

    

Ne kemi bomba, raketa dhe plumba ... Nuk ka bomba barrel, ne nuk kemi bomba të tilla.”

    

Terroristët e ISIL-it kontrollojnë disa pjesë të Irakut dhe Sirisë. Ata janë të angazhuar në krime kundër njerëzimit në zonat nën kontrollin e tyre. Ata kanë terrorizuar dhe vrarë njerëzit e të gjitha komuniteteve, duke përfshirë muslimanët shi’itëve, sunnitë, kurdë dhe të krishterë.

     

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar, 2014, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa prej aleatëve të saj kanë kryer sulme ajrore kundër pozicioneve të dyshuara të ISIL-it në Irak. Disa anëtarë të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, gjithashtu, filluan bombardimin e 'caqeve të ISIL-it ' brenda Sirisë në muajin shtator.

   

Megjithatë, sulmet kanë dështuar deri tani për të larguar grupin tekfiristë.   

   

Kryetari i Sirisë më tej e hodhi poshtë, siç e quajti ai ëndërr në diell përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të trajnuar dhe për të pajisur të ashtuquajturat forcat e moderuara të opozitës për të luftuar ISIL-in në terren në Siri, duke argumentuar se nuk ka pasur të moderuar,  ka patur vetëm militantë nga ISIL-i Fronti al-Nusra të lidhur me Al-Kaiden në Siri. 

   

Në fillim në muajit, më 16 janar 2015, Pentagoni njoftoi se është duke i shpërndarë rreth 1.000 trupa për të trajnuar militantët në Siri për të luftuar kundër grupit terrorist ISIL

   

Programi i trajnimit, i cili pritet të filloi në fillim të pranverës, do të përfshijë gjithashtu qindra personel mbështetës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët do të veprojnë në vende të ndryshme, si në Turqi, Arabinë Saudite dhe Katar sipas Pentagonit.

Burimi: Press TV