UNESCO fton për t'i mbrojtur objektet kulturore në Siri dhe Irak
Siria dhe Iraku kanë pësuar shumë nga grabitjet e përhapura dhe dëme të mëdha të artit islamik, arkitekturës dhe trashëgimisë kulturore në objektet e tyre historike gjatë viteve të konflikteve të vazhdueshme.
Përpara vizitës së saj të parë në Turqi të hënën, Irina Bokova, Udhëheqëse e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ose shkurt, UNESCO, e ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Siri dhe Irak.
Irina Bokova tha se, gjatë vizitës së saj dy ditore, e cila përkon me përvjetorin e 70-të të UNESCO-s, ajo do të diskutojë me udhëheqësit turq rreth mënyrave, mjeteve, për të mbrojtur dhe për të ndaluar shkatërrimin e trashëgimisë historike në vendet e shkatërruara nga lufta në Siri dhe Irak.
Çfarë po ndodh në Siri dhe Irak është një tragjedi e madhe, ka thënë Irina Bokova. Ne nuk mund të veçojmë katastrofën humanitare nga shkatërrimi i trashëgimisë kulturore në vendet që i konsideroj të jenë kështjellë e qytetërimit njerëzor.
Kur ne themi trashëgiminë, ne nuk po flasim për tulla dhe gurë, por për historinë e komuniteteve, shtoi ajo.
Siria dhe Iraku kanë kanë pësuar shumë nga grabitjet e përhapura dhe dëmeve të mëdha të artit islamik, arkitekturës dhe trashëgimisë kulturore në objektet e tyre historike gjatë viteve të konflikteve të vazhdueshme.
Muajin e kaluar, Irina Bokova u bëri thirrje për krijimin e zonave të mbrojtura kulturore rreth objekteve historike në Siri dhe Irak.
Ajo i përshkroi sulmet mbi trashëgiminë kulturore dhe trafikimin e paligjshëm të pronave kulturore si pjesë e një strategjie të spastrimit të qëllimshëm kulturor të dhunës së jashtëzakonshme.
Të copëtohet zemra kur shikon xhamitë e lashta, tempujt, kishat, që datojnë që nga shekulli i XI-të dhe ekzistuan për njëmijë vjet, tani të shkatërruara. Ne në shekullin XXI- nuk mundemi vetëm të shikojmë një akt të tillë barbar kundër trashëgimisë sonë të përbashkët, sepse i takon gjithë njerëzimit, tha Irina Bokova për Agjencisë Anadolu.
Nuk është tepër vonë për të ndërmarrë veprime, shtoi ajo.
Bokova theksoi edhe një krizë tjetër: mungesën e arsimit për të rinjtë sirianë.
Ne nuk dëshirojmë të shohim një gjeneratë të humbur të sirianëve. Ne nuk mund të lejojmë të rinjtë sirianë dhe fëmijtë të rritën si një brez i humbur, tha Irina Bokova.
“Ata kanë nevojë për arsimim të duhur në mënyrë që të jenë në gjendje për të rindërtuar vendet e tyre, si dhe për të jetuar në ato vende.”
Amnestia Ndërkombëtare (Amnesty International) tha se më shumë se 10 milionë njerëz ishin detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Siri; së paku 4 për milion prej tyre janë bërë refugjatë, kryesisht në Turqi, Liban, Jordani, Irak dhe Egjipt.
Sipas OKB-së, mbi gjysma e tyre janë nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç. Në Turqi, nga rreth 2 milionë refugjatë sirianë, mbi 350.000 janë fëmijë.
Vitin e kaluar, Ministria e Arsimit e Turqisë ka urdhëruar shkollat nën kontrollin e saj për të hequr pengesat burokratike për regjistrimin e fëmijëve të refugjatëve dhe ka hapur rreth 120 shkolla të përkohshme.
Gjatë vizitës së saj zyrtare, me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Kavusoglu, Irina Bokova do të flasë, gjithashtu, në Konferencën e Shtatë Vjetore të Ambasadorëve, tema bosht e Konferencës është: ”Turqia e Re: Qëndrueshmëria dhe Modifikimi në Politikën e Jashtme
Ne do të jemi në kërkim për të forcuar bashkëpunimin dhe për të hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit në mes të UNESCO-s Turqisë në një botë me plotë mundësi, por edhe me konflikte dhe probleme, tha Irina Bokova për Agjencinë Anadolu.
Konferenca e Parë Vjetore e Ambasadorëve u mbajt në vitin 2008. Të gjithë ambasadorët turq që shërbejnë jashtë vendit do të marrin pjesë në konferencën vjetore dhe do të diskutojnë tema të ndryshme në lidhje me politikën e jashtme turke.
Turqia është aktualisht kryesuese e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Burimi: World Bulletin