Mijëra protestojnë kundër sulmeve ndaj xhamive në Suedi
Më shumë se 3.000 njerëz protestuan në Suedi të premten kundër një seri sulmesh kundër xhamive në të gjithë Suedinë.
Mijëra njerëz anembanë Suedisë u mblodhën të premten kundër një seri sulmesh ndaj xhamive në javën e fundit.
Të paktën 3.200 njerëz u mblodhën në tri qytetet më të mëdha të Suedisë - Stokholm, Gothenburg dhe Malmo - të premten kundër racizmit dhe islamofobisë.
Deri në 2000 njerëz u mblodhën në Stokholm, ndërsa rreth 500 njerëz u mblodhën në Gothenburg dhe mes 600-700 persona në Malmo, organizatorët e protestave i thanë Agjencisë Anadolu.
Rreth 40 grupe të ndryshme organizuan protestat, duke përfshirë Këshillin Musliman të Suedisë dhe Shoqatën e Kombeve të Bashkuara Suedeze.
Ata thanë në një deklaratë të tyre:
Muslimanët suedezë dëshmojnë për mënyrën se si racizmi në përgjithësi dhe islamofobia në veçanti është në rritje të madhe në Suedi. Krime urrejtëse kundër individëve dhe xhamive po ndodhin më shpesh dhe ne [besojnë] se liria fetare është nën kërcënim në Suedi.
Demonstratat vijnë pasi tri xhami u sulmuan nga zjarrvënësit në Eskilstuna, Eslov dhe Uppsala.
Ministrja e Kulturës e Suedisë, Alice Bah Kuhnke, e cila mori pjesë në protestën e Stokholmit, gjatë një fjalimi tha se ajo do të takohet me përfaqësues të komuniteteve të ndryshme muslimane në muajin shkurt, si pjesë e një strategjie kombëtare kundër islamofobisë në Suedi.
Policia suedeze ka shtuar sigurinë përreth xhamive në Suedi pasi një xhamie në qytetin lindor të Uppsala-s iu vu zjarri në prag të Vitit të Ri, duke e bërë atë sulm zjarrvënës të tretin në xhamitë e Suedisë, që nga 25 dhjetori, kur ka filluar një zjarr në një xhami në qytetin juglindor të Eskilstuna, duke plagosur pesë persona.
Gazeta e përditshme suedeze Dagens Nyheter ka cituar zëvendës shefin e policisë të Suedisë, Mats Lofving, të ketë thënë: . Ne jemi duke i marrë këto ngjarje seriozisht '' '
Autoritetet suedeze kanë vendosur të rrisin dialogun me përfaqësuesit e komuniteteve muslimane, për të përcaktuar përparësitë e bashkëpunimit me Shërbimin e Sigurimit dhe për të inkurajuar forcat policore të qarkut për të mbajtur nën kujdes të veçantë xhamitë, sipas gazetës së përditshme Dagens Nyheter.
“Sulmi mbi Lirinë ”
Sipas një studimi mbi
racizmin dhe ksenofobinë në Suedi nga fondacioni Expo mësohet se vitin e kaluar
janë ndërmarrë të paktën 12 sulme kundër xhamive.
Zyrtarët suedezë kanë dënuar sulmet duke i quajtur si të urryera dhe sulme ndaj lirisë fetare në vend.
Seria e sulmeve ka ndodhur në mes të debatit të tensionuar mbi imigracionin dhe rritjen e partisë të ekstremit të djathtë, Demokratët Suedezë.
Burimi: World Bulletin