İslamofobe

Rreth karikaturave

Karikaturisti arab dënon sulmet në Paris edhe pse mendon se politika redaktuese e magazinit Charlie Hebdo është ofenduese dhe fyese.
 
Si arab dhe karikaturist mysliman i cili jeton dhe punon në Lindjen e Afërt, frika nga shqetësimi i ”njerëzve të gabuar” është pjesë e jetës sime të përditshme. Karikaturat e mia politike janë bërë të njohura në fazën e hershme të Pranverës arabe në vitin 2011. Sikurse shumë të rinjë në Lindjen e Afërt, kënaqësinë e gjeta në rrjetet sociale. Shumë shpejt jam shënuar si”artist i revolucionit”. Sot veprat e mia shpërndahen në tërë botën. Në Sudanin tim lindor, sikurse edhe në Jemen e Tunizi karikaturat e mia i shfrytëzojnë grupet revolucionare dhe aktivistët politik. Ky është pasioni im. Unë nuk mund të mbijetojë nga karikaturat e tilla politike. Unë në të vërtet i nxis njerëzit që të kopjojnë dhe shpërndajnë. Për mua kjo është nder, por nuk është edhe pa rrezik. Nuk është thjesht të sajosh karikaturën e cila i tejkalon të gjitha nivelet e censurës, duke filluar nga auto censura gjer te”censura” të cilin e imponon qeveria, e cila në shumë vende të këtij rajoni paraqet punën e dikujt, që të mos gjendet kuptimi ofendues  potencial.
 
Unë kuptoj Perëndimin pse aq fortë lufton për lirinë e shprehjes, e cila si e tillë mund të jetë. Pas sulmit të kobshëm në revistën satirike franceze Charlie Hebdo, unë me gjithë zemër i bashkëngjitëm pjesës së botës, në dënimin e sulmit të sulmuesve. I dënoj sulmet në karikaturistët, edhe pse nuk pajtohem me politikën redaktuese të magazinit satirik të cilin mendoj se është fyese dhe raciste. Besoj që feja apo ideologjia e sulmuesve është irelevante, besoj se ata kanë dashtë të kryejnë sulmin, në çoftë se nuk kishin sulmuar Charlie Hebdo, do të kishin sulmuar diç tjetër. Duket se myslimanët humbin në çdo rast. Prej tyre kërkohej çdo herë të kërkojnë falje për krime të cilët nuk i kanë kryer dhe të cilët nuk i përkrahin. Ata gjithashtu janë viktima të dhunës së ekstremistëve.
 
Megjithatë kërkohet nga ta që të kërkojnë falje dhe në një farë mënyre të shpaguhen për krime të cilët janë kryer në emër të fesë së tyre. Pastaj ata po ballafaqohen me zemërimin e ekstremistëve të cilët i sulmojnë pse ata refuzojnë metodat e tyre për të cilat ekstremistët konsiderojnë se është mënyra e vetme që të mbrohet nderi i islamit. Kjo situatë prolongon atë që është duke ndodhur  aktualisht në Lindjen e Afërt, e kjo është shumë më komplekse se karikaturat.
 
Në rast se duam të ndihmojmë, të luajmë rolin konstruktiv, duhet të përmbahemi nga aluzioni për të tjerët dhe duhet të shqyrtojmë cilët janë motivet e njerëzve të rinj të cilët përafrohen dhunës dhe ekstremizmit. Liria e të shprehurit është armë e fuqishme të cilin unë në tërësi kurrë nuk e kam pas, por do të kisha dashtë që ata që e kanë, të ndalin të mos e marrin si gjë e kryer. Në vend të kësaj duhet shtuar pyetjet të qarta, pyetjet të cilët duhet të vendosen, në vend që të akuzojnë ata të cilët i përkrahin stereotipet nga mediat kryesore.
 
Puna e tyre duhet të fokusohet në përcjelljen e drejtë të mesazhit. Ata duhet të punojnë në kapërcimin e pengesave, e jo në zgjerimin e tyre.

Burimi: Al Jazeera