Eksperti: Sauditët humbin tetë orë në ditë në internet
Reshad Fakiha, një ekspert i zhvillimit njerëzor, tha se 7.600.000 përdorues saudite kanë llogari në Facebook. Më shumë se 4.8 milion e përdorin Twitter-in, dhe më shumë se 1 milion janë në LinkedIn. Për më tepër, Sauditët i shikojnë YouTube Video 290 milion herë në ditë.
Rinia e Arabisë Saudite duhet të mësojnë se koha është e vlefshme dhe duhet të investojnë në atë që sjellë zhvillim, karrierë të suksesshme profesionale, në vend se të shpenzojnë kohën në faqet e rrjeteve sociale. Smartphonez kanë luajtur një rol të madh për rininë që të humbin kohën e tyre, tha ai gjatë një seminari të mbajtur në Universitetin e Mbretit Halid.
Facebooki është rrjeti kryesor social që frekuentohet nga përdoruesit sauditë, sipas një studimi të kryer nga Projekti Online, një kompani për marrëdhënieve publike të internetit dhe të menaxhimit të rrjetit social në Lindjen e Mesme.
Studimi vuri në dukje se pavarësisht nga preferencat e Sauditëve për Facebook, më të preferueshme, ata janë më aktiv në Twitter, pjesërisht për shkak të numrit të madh të tifozëve sportiv.
Sipas raportit, mosha e përdoruesve në Facebook në Arabinë Saudite është në mes 24 dhe 35 vjeç, me mbi 7.6 milion përdoruesve të Facebookut. Prej tyre, 74 për qind janë meshkuj dhe 26 përqind femra. Shumica, rreth 46 për qind, është në mes të moshës 18 dhe 23, ndërsa 28 për qind janë mes moshës 35 dhe 44 vjeçare. Vetëm 16 për qind e përdoruesve janë mbi moshën 45, këto janë të dhëna të zbuluara nga hulumtimi.
Raporti zbuloi, gjithashtu, se pesë milionë njerëz e përdorin Facebook-un në Arabinë Saudite nëpërmjet smartphon-it, 64 për qind prej e përdorin Android-in dhe 32 për qind e përdorin Apple.
Më shumë se gjysma e të gjithë këtyre anëtarëve e përdorin Facebook-un në arabisht, rreth 51 për qind, dhe rreth 72 përqind e tyre i shkruajnë komentet dhe postimet në gjuhën arabe.