Ekstremizmi i ka fryrë zjarrit të Islamofobisë
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) ka thënë e ekstremizmi i ka fryrë zjarrit të Islamofobisë në Perëndim.
Duke iu drejtuar Konferencës së 10-të të Ministrave të Informacionit të Vendeve Islame në Teheran, Ijad Amin Madani theksoi nevojën për forcimin e diskursit të mediave për luftimin e ekstremizmit.
Ne duhet të ngrihemi kundër diskursit të pështirë të ekstremizmit brenda (Botën Islame) dhe kundër Islamofobisë jashtë saj , theksoi ai.
Ijad Amin Madani, tha, gjithashtu, se ka nevojë për një statut etik për t’i udhëhequr mediat botërore muslimane në drejtim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe përmirësimit të drejtësisë, lirisë, dhe zhvillimit.
Ky statut duhet vënë atë në krye të prioriteteve të saj për të mbështetur Palestinën dhe për t’u kundërshtuar politikat raciste të Izraelit, shtoi ai.
Konferenca e 10-të e Ministrave të Informacionit të Vendeve Islame u hap në Teheran të mërkurën në paradite.
Ajo ka për qëllim të nxjerrë në pah zhvillimet e fundit dhe arritjet e Botës Muslimane në fushën e shkencës së informacionit dhe medias.
Konvergjenca e medias për themelimin e paqes dhe të qetësi në Botën Muslimane është motoja e Konferencës Ndërkombëtare.