Siria

Ministria e Fesë në Siri shënon lindjen e Pejgamberit (a.s.)

Me rastin e Mevludit, lindjes së Pejgamberit (a.s.) Ministria për Çështjet Fetare në Siri organizoi të shtunën një veprimtari fetare në Xhaminë e Madhe të Umajadëve në Damask.

   

Në këtë ceremoni, e cila filloi pas namazit të ikindisë, vazhdoi pas Namazit të akshamit dhe të jacisë, u këndue Mevludi, ilahi, himne,  përkushtuar Pejgamberit, Muhammedit (a.s.)

    

Udhëheqësi i Drejtorisë për Çështje Fetare të Damaskut, Ahmed Samer al-Kabani mbajti një fjalim në të cilën ai theksoi vlerat fisnike njerëzore që kishte Profeti Muhammed(a.s.), duke bërë thirrje për të vazhduar në shkojmë gjurmëve të Pejgamberit (a.s.) dhe përqafojmë  shembullin e tij për mëshirë, vëllazëri dhe barazi.

   

Një ceremoni e ngjashme u zhvillua edhe në Xhaminë el-Sabil në Haleb, në të cilën Kryetari i Drejtorisë së Halebit për Çështje Fetare,  Abdelkader al-Shihabi, mbajti një fjalim duke i përmendur virtytet e Pejgamberit (a.s.) dhe duke bërë thirrje për përqafimin e mëshirës dhe paqes.

Burimi: SANA