Turqia shënon Mevludin, Lindjen e Pejgamberit (a.s.)
Mevludi apo Lindja e Pejgamberit (a.s.) ka tërhequr shumë besimtarë muslimanë nëpër xhami për të riafirmuar idealet e Islamit dhe recitojnë poezi dedikuar për Pejgamberin, Muhammed (a.s.)
Miliona musliman në të gjithë Turqinë mbushën xhamitë për të përkujtur ditëlindjen e Profetit Muhammed (a.s.), një ditë e njohur për atmosferën e saj shpirtërore.
Mehmet Gormez, Udhëheqësi i Çështjeve Fetare në Turqi, lëshoi një deklaratë mbi lindjen dhe ardhjen e Profetit Muhammed (a.s.) në këtë botë, në përvjetorin e 1444 të lindjes së tij.
Shoqëritë që shkatërrojnë vlerat civilizuese dhe zemrat që janë errësuar me arrogancë dhe lakmi kanë nevojë për një rilindje me udhëzimin e Pejgamberit tonë Muhammedit (a.s.), tha Mehmet Gormez në deklaratën e tij.
Mehmet Gormez tha se njerëzimi ka mësuar nga Pejgamberi se si të qëndrojnë në rrugë të drejtë të së vërtetës dhe t’i trajtojnë të gjitha krijesat e gjalla me mëshirë.
Programe fetare u mbajtën nëpër xhami të vendosura në të gjitha krahinat, në të gjithë Turqinë, duke përfshirë edhe kryeqytetin Ankara, Stambollin, Izmirin, si dhe krahinat perëndimore dhe lindore.
Muslimanët kryen lutjet dhe lexuan Kur'anin e Shenjtë nëpër xhamitë, bënë lutje dhe dëgjuan ilahi, himne, për Pejgamberin, Muhammedin, (a.s.).
Në provincën juglindore të Sanliurfa-s, sirianët që u larguan nga lufta në adheun e tyre dhe të strehuar në Turqi morën pjesë në programin e këndimit të Mevludit mbajtur në qytetin tendë që ndodhet në rrethin e provincës Akcakale.
Refugjatët muslimanë kënduan Kur'anin dhe u lutën gjatë programit, i cili u ndoq nga zyrtarët lokalë të provincës.