Britania e Madhe rikthehet prap në Bahrejn
Pas më tepër se 40 vitesh pas tërheqjes së Britanisë nga hapësirat e Lindjes së Afërt, nga Londra konfirmojnë se prap do të hapin bazën detare ushtarake në Bahrejn, ish protektoratit britanik. Baza përherë do të rikthejë ushtarët britanik në rajon dhe do të jetë qendra për fillimin e operacioneve në hapësirat e Gjirit Persik.
Baza në Bahrejn do të jetë qendra më e madhe marinare britanike jashtë vendit.”Kjo bazë e re do të jetë ekspansioni permanent i gjurmës së marinës mbretërore britanike dhe do të mundësojë Britanisë dërgimin e më shumë anijeve për të përforcuar stabilitetin në Gji”, ka thënë ministri britanik i mbrojtës, Michael Fallon.”Prap po kthehemi në kohë afatgjatë në Gji”. Ministri i punëve të jashtme të Bahrejnit, Sheikh Khalid, ka thënë se me këtë marrëveshje” konfirmohet vendosmëria e përbashkët të mirëmbajtjes rajonale të sigurisë dhe stabilitetit përball sfidave të reja”. Burimet transmetojnë se ndërtimi i bazës së re do të fillojë në prill të vitit të kaluar. Baza do të ndërtohet në hapësirën e portit Mina Salama. Vlerësohet se punimet do të mund të kryhen gjer në mes të vitit 2015.
Nga Britania theksojnë se baza do të mund të shfrytëzohet në luftë kundër ISIS-it i cili gjer tani ka okupuar pjesët të rëndësishme të Irakut dhe Sirisë. Të përkujtojmë se Britania është pjesë e ashtuquajtur ”koalicion kundër ISIS të udhëhequr nga SHBA-të, por për dallim nga SHBA-të Britania nuk po kryen sulme në territorin e Sirisë. Për sulmet në Irak Britania gjer tani ka shfrytëzuar bazën ajrore në Qipro, por tani prezenca e tyre ushtarake po zgjerohet edhe në Gjirin Persik.
Bahrejni ishte fortesë e madhe ushtarake britanike gjatë periudhës nga viti 1935 gjer më 1971. Në Bahrejn aktualisht gjendet edhe baza më e madhe detare ushtarake në rajon me të cilin dominon ushtria amerikane. Baza detare ushtarake në Manam është selia e flotës së pestë amerikane nga viti 1971 kur është tërhequr Britania.
SHBA-të kanë baza ushtarake në të gjitha shtetet e Gjirit Persik përveç Iranit.