Kulturë

Përkthyesi i Kur’anit në frëngjisht, Dr. Hahja Bo në Garat Kur’anore të Studentëve Muslimanë

Prof.Dr. Jahja Bono, përkthyesi i Kur’anit në frengjisht
Prof.Dr. Jahja Bono, përkthyesi i Kur’anit në frengjisht

Përkthyesi i Kur’anit në frëngjisht, Jahja Bono, do të marrë pjesë në Konferencën e Unitetit Islamik, planifikuar që të mbahet krahas Garave Ndërkombëtare Kur’anore të Studentëve Muslimanë.

  

Ai do të mbajë një fjalim në Konferencën mbi Unitetit Islamik, Mundësitë dhe Sfidat në Funksion të Kur'anit, i cili është programuar për të premten, më 2 janar 2015, në Teheran.

    

Profesor Jahja Bono do të shërbejë, gjithashtu,  si anëtar të panelit jurisë të Garave Kur'anore.

     

Garat e Pesta Ndërkombëtare Kur’anore për Studentët Musliman  do të mbahen në  Kullën Milad të Teheranit  më 1 deri më 5 janar 2015.

     

Jahja Bono ka lindur në një familje katolike franceze në qytetin gjerman, në Freiburg, në vitin 1957. Ai ka jetuar në Gjermani dhe Algjeri deri në moshën 10 dhe pastaj u zhvendos në qytetin francez, në  Strasburg.

     

Ai ishte i interesuar për fetë orientale dhe filloi studimet në këto religjione, duke bërë udhëtime në vende të ndryshme si Spanja, Maroku, Italia, Belgjika, Holanda dhe Gjermania.

    

Ai pastaj studioi veprat e filozofit francez mysliman, Rene Guenon dhe i frymëzuar nga veprat e tij e përqafoi Islamin në  vitin 1979. 

     

Jahja Bono doktoroi në Universitetin Francez të Sorbonës në vitin 1995. Disertacioni i tij me titull ”Teologjia në Veprat Filozofike dhe Mistike  të Imam Homeinit” është përzgjedhur si hulumtim i vitit në 1999. Kur punonte në tezën e tij, Prof. Jahja Bono udhëtoi për në Iran dhe studioj Filozofinë Islame dhe Misticizmin tek Sejjid Xhelal Ashtiani në Mashhad.