Iraku

Grupi i hafizëve të Kur’anit do të formohet në Arba'in

Me rastin e Arba'init, 40-të pas Ashures, një grup i hafizëve të Kur’anit do të formohet nga Qendrën Dar-ul-Kur'an, nl Xhaminë e Shenjtë të Imam Husejnit në Qerbela.

  

Sipas faqes së internetit të Qendrës, 'Ammar Al-Khazaji, drejtor i  zyrës së informacionit të qendrës, tha se Grupi Kur'anor do të formohet në sektorin e Hazreti Zejnebes, në Xhaminë e Shenjtë të Imam Husejnit.

   Grupi do të përbëhet nga hafizë të shquar të Kur'anit të Shenjtë dhe është planifikuar që të ketë programe të veçanta Kur'anore me këtë rast.

  

Një numër i nxënësve të Kur'anit, këndues të Kur’anit dhe hafizë të rajonit do të bashkëpunojnë me grupin për t’i shërbyer vizitorët në Xhaminë e Imam Husejnit.

    

Në mesin e programeve të grupit do të jetë shpërndarja e posterave Kur'anore dhe broshura në mesin e vizitorëve.

   

Qendra Dar-ul-Kur'an mbajti një procesion të zisë më 8 Muharrem (2 nëntor) me aktivistë të Kur'anit që marshonin drejt vendeve të shenjta, në Xhaminë e Imam Husejnit dhe në Xhaminë e Hazreti  Hazreti Abbasit.

   

Qëllimi i procesionit ishte për të theksuar lidhjen midis kryengritjes së Imam Husejnit dhe vlerave Kur'anore.