Kur’ ani më i vjetër në botë në lidhshmëri me Imam Aliun
Hulumtuesit nga Project Coranica në Bibliotekën Universitare në Tübingen, Gjermani, kanë zbuluar një kopje të Kur'anit që mund të jetë më e vjetra në botë, që daton rreth 20-40 vite mbas vdekjes së Profetit të Islamit, Muhammedit (a.s.)
Kopja e Kur’anit, e quajtur me shifrën Ma VI 165 nga shkencëtarët, shfaqet në dorëshkrimin e famshëm “Kufik” i popullarizuar nga Imam Ali ibn Ebu Talibi i cili u vendos në qendër të qeverisë Islame në Kufa. Dorëshkrimi me një mundësi statistikore 95.4% mund të datohet në periudhën midis viteve 649 -675, sipas revistës Medieval Histories Magazine.
Koha kur u krijua dorëshkrimi, së bashku me faktin se Imam Aliu ishte një nga muslimanët e hershëm që dinte shkrim-lexim, e forcon idenë se ky dorëshkrim ka lidhshmëri me Imam Aliun.
Teoria është përforcuar nga fakti se e para disa udhëheqësve muslimanë, pas vdekjes së Profetit Muhammed(a.s.) Imam Aliu ishte i vetmi hafiz, e dinte në tërësi Kur’anin përmendësh.
Se dorëshkrimi është në një pergamenë me cilësi të lartë që ka mbijetuar për më shumë se 1339 vjet - me metodat minimale për ruajtjen e tij, më tej tregon se dokumenti është krijuar për qëllime zyrtare, ndoshta në lidhje me punën e qeverisë Islame të Imam Aliut.
Dorëshkrimi do të ekspozohet në Gjermani, siç thotë Biblioteka Universitare Këtë vjeshtë vjen një prej fragmenteve në pergamenë që do të paraqitet për publikun në Antwerp në ekspozitën 'Shkrimet e Shenjta - vendet e shenjta. Judaizmi, Krishterimi, Islami , në Bibliotekën Hendrik Conscience Heritage Library. Kjo do të jetë një mundësi e përkryer për të sjellë këto zbulime të reja në vëmendjen e një audience më të gjerë.
Sipas përfaqësueses të Universitetit Dr. Eva Mira Youssef-Grob, Projekti Coranica përfshin një modul të quajtur radiocarbonica computatio ku analiza palaeografikale e dorëshkrimeve të vjetra të Kur'anit do të plotësohet me metoda shkencore të tilla si radicarbon....
Me këtë hulumtim mund të përcaktohet për dorëshkrime të hershme të Kur’anit. Përzgjedhja formon një mostër përfaqësuese nga dorëshkrimet e njohura në dorëshkrimet e Hixhazit, ḥiǧāzī ductus, të cilat janë konsideruar dëshmitë më të vjetra të dorëshkrimeve të Kur'anit.
Dorëshkrimi me shifrën MA VI 165 përmban një pjesë të madhe të Kur'anit, nga Surja 17, Ajeti 37, Surja 36, Ajeti 57. Është interesant, ajeti i parë i dorëshkrimit duket se poetikisht e profetizoj ruajtjen e dokumentit. Pjesa e parë e ajetit është përkthyer si Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje...
Deri më sot, dorëshkrimi i famshëm i Sana-s është parë si një dorëshkrim i vjetër, që daton pothuajse saktësisht 671 pas Krishtit.
Dorëshkrimi me shifrën MA VI 165 nuk mund të ngushtohet më tej se në mes të vitit 649 deri në 675 pas Krishtit, kështu që tani të dy dokumentet janë të lidhura për kopjet më të vjetra të Kur’anit”.
Dorëshkrimi me shifrën MA VI 165 është parë si një dorëshkrim shumë i hershëm i Kur'anit, për shkak se është shkruar sipas variantit të Hixhazi, një lloj dorëshkrimi i veçant arab. Dorëshkrime Kur'anore që përdorin variantin Hixhazi zakonisht tërheqin vëmendje të menjëhershme nga studiuesit, si një dorëshkrim që është përdorur vetëm në dorëshkrime shumë të hershme të Kur'anit.
Imam Aliu ka fituar vëmendje të madhe këtë vit, pasi që është cituar nga njerëz të famshëm dhe politikanë. Në kohën e fundit, lojtari i NFL, Pierre Garcon, ka postuar një thënie të famshme të Imam Aliut në mediat sociale.