Davudoglu: Stabiliteti i Kurdistanit të Irakut është shumë i rëndësishëm për Turqinë
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, thotë se stabiliteti i Kurdistanit të Irakut është shumë e rëndësishëm për Turqinë.
Ai i bëri këto komente të premten gjatë një konference për shtyp me Kryetarin e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit (KRG), Masud Barzani, në qytetin Erbil, ku ata diskutuan sigurinë dhe çështjet e tregtisë.
Duke premtuar mbështetje për forcat kurde të Irakut, që luftojnë kundër terroristëve të grupit ISIL, që veprojnë në Irak dhe Siri, Davutoglu shtoi: Turqia do të japë çdo lloj [të] mbështetjes për sigurinë e Kurdistanit të Irakut. Kjo është një çështje historike, humanitare dhe strategjike për ne.
Unë do të doja të përsëris se Turqia do të vazhdojë të interesohet për vëllezërit, tha ai, duke iu referuar refugjatëve irakianë të cilët kanë hyrë në Turqi.
Davutoglu shtoi se vendi i tij ka ndërtuar kampet në Irak” me një kapacitet total për 35.000 banorë.
Komentet erdhën një ditë pasi Iraku dhe Turqia ranë dakord për bashkëpunim më të ngushtë rreth sigurisë dhe të inteligjencës kundër kërcënimit që vjen nga militantët e tekfiristë të ISIL-it.
Terroristët e ISIL-it aktualisht kontrollojnë zona të mëdha të Irakut dhe Sirisë.
Militantët kanë kryer akte të tmerrshme dhune, duke përfshirë prerje të kokave publikisht, krime kundër komuniteteve të Irakut siç janë myslimanët shiitë, sunnitë, kurdët dhe të krishterët.
Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Irakut janë lëkundur kohët e fundit për shkak se Bagdadi e sheh si të paligjshëm eksportin e naftës përmes Turqisë nga rajoni gjysmë-autonom i Kurdistanit.