Latin Amerika

Turqia mikpritëse e Konferencës për Muslimanët e Amerikës-Latine

Muslimanët meksikanë duke falur namazin
Muslimanët meksikanë duke falur namazin

Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë  është mikpritëse e 76-të liderëve fetarë nga 40 vende latine në konferencën e nëntorit.

 

Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë do të mbajë një Konferencë  për të sjellë udhëheqësit muslimanë të Amerikës Latine së bashku në Stamboll nga data 12 deri më 16 Nëntor 2014.

 

Samiti i Parë i Udhëheqësve Fetarë i Muslimanëve të Amerikës –Latine, ” do të presë 76-të liderë fetarë nga më shumë se 40 vende.

 

Ne besojmë se duke përkrahur muslimanët në mbarë botën me edukim dhe shërbime fetare është një fushatë e këndshme, tha autoriteti më i lartë i muslimanëve në Turqi, Mehmet Gormez, duke folur për Agjencinë Anadolu të hënën.

 

Samitit do t’i bashkohen nga pesë organizata fetare, përfshirë edhe Këshillin Islamik të Euroazisë, Udhëheqësit Fetarë Afrikanë, Takimi i Muslimanëve Evropianë, Takimi i Liderëve të Ballkanit, Drejtoria  Fetare e Paqes, Dijetarët Botërorë të Islamit për Paqe, Moderim.

 

Ata duan të bashkëpunojnë me ne për të ndarë dhe dërguar Mesazhin e Islamit në të gjithë botën, tha Mehmet Gormez.   Komunitetet Muslimane që jetojnë në shtetet e Amerikës-Latine_ përpiqen të përfitojnë nga njohuritë dhe aftësitë e Drejtorisë Fetare të Turqisë, shtoi Mehmet Gormez.

 

Samiti do të mbahet nën titullin Ndërtimi traditës sonë dhe e ardhmja.

 

Ne do të diskutojmë, gjithashtu, çështjet që shqetësojnë muslimanët në vendet e Amerikës Latine, shërbimet fetare dhe mundësitë e bashkëpunimit, shtoi Mehmet Gormez.