Xhamia e projektuar nga një femër me nderime ndërkombëtare
Xhamia Shakirin mendohet të jetë Xhamia e parë në Turqi që është projektuar nga një femër dhe kjo është e bukur.
Xhamia e cila është ndërtuar në Stamboll ka gërshetime të dizajnit, dizajn bashkëkohor, modern, por edhe dizajn osman, në shenjë nderimi për traditën Osmane.
Xhamia është projektuar nga projektuesja Zeynep Fadıllıoğlu e cila është e famshme sepse ka dizajnuar dyqane, restorante dhe hotele luksoze së bashku me artiste të tjera femra që nderohen, vlerësohen në mbarë botën.
Xhamia ka veçoritë tradicionale osmane, ka stilin, kupolën e madhe e cila mbulon zonën kryesore për namaz, minaret dhe një oborr.
Xhamia gjatë natës duket edhe më bukur.
Minberi me ngjyrë ari në të kaltër duket si një skenë e një filmi fantastiko-shkencor. Minberi ka pamje moderne, por ruan edhe shkallët tradicionale për imamin që ngjitet për të mbajtur Hytben apo predikimin.
Muret janë të dekoruara me Emrat e Bukur të All-llahut dhe me ajete Kur'anore.