Suudi Arabie

Filluan Garat Ndërkombëtare të Kur'anit në Arabinë Saudite

Edicioni i 36-të i Garave Ndërkombëtare  të mësimit përmendësh, recitimin dhe interpretimin e Kur'anit të Shenjtë në Arabinë Saudite filluan me 15 nëntor 2014, në Xhaminë e Madhe në Mekë.

 

Sipas gazetës Okaz, Garat janë organizuar nga Ministria e Çështjeve Fetare-Islamike e Arabisë Saudite.

 

Sallat e ndryshme të Xhamisë së Madhe do të organizojnë këto Gara Kur’anore deri më 19 nëntor 2014.

 

Mësimin përmendësh të Kur'anit me Texhvid, shqiptimin dhe interpretimin e termave Kur'anore,  mësimin përmendësh të 15-të xhyzave, mësimin përmendësh të 5-së  xhyzave të Kur'anit të Shenjtë me Texhvid janë kategoritë e garave.

 

Kategoria e katërt e garave ka qenë e planifikuar për pjesëmarrësit nga vendet jo-muslimane.

 

Garat Kur'anore janë ngjarje e vetme ndërkombëtare që mbahet në Mesxhid Al-Haram dhe është vlerësuar shumë nga qarqet shkencore, institucionet dhe aktivistët në fushat Kur'anore.

 

138 përfaqësues nga 59 vende do të marrin pjesë në Garat Ndërkombëtare Kur'anore të 36-ta në Arabinë Saudite.