Rusia

Kërcënim ndaj Rusisë në samitin G-20

Krerët e vendeve perëndimore e kanë kërcënuar Rusinë me futjen e sanksioneve shtesë për rolin e saj në krizën ukrainase. Kryeministri kanadez Stephen Harper, i ka thënë presidentit Putin që të” hiqet nga Ukraina”, ndërsa presidenti amerikan Obama ka thënë:” agresioni në Ukrainë është kërcënim për tërë botën”, gjersa kryeministri britanez, David Cameron është ndërlidhur me kërcënim me sanksione të reja kundrejt Rusisë. Edhe pse samiti është mbajt nën diellin e nxehtë të qytetit australian Brisbane, presidentin rus Putin e ka mirëpritur” mikpritja e ftohtë siberiane”. Krerët perëndimor ishin me qëndrim fortë se Rusia qëndron prapa eskalimit të situatës në Ukrainë, dhe se tensioneve shtesë i ka kontribuar aktiviteti i përforcuar ushtarak rus në afërsi të kufirit me shtetet anëtare të Aleancës së NATO-së.

 

Ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian të hënën do të vendosin për futjen e sanksioneve shtesë Rusisë, në fuqi për momentin janë restrikcionet në sektorin e energjetikës, mbrojtjes dhe financave, ndërsa janë aplikuar edhe ndalimet e udhëtimit dhe ngrirjes së pasurisë individëve të caktuar. Kryetari Putin refuzoi akuzat për përfshirje në krizën ukrainase si të pabaza, ndërsa sanksionet i konsideron të pakuptimta. Aktualisht e gjitha është redukuar në qëndrimet e kundërta në mes Rusisë dhe shteteve perëndimore. “Marrëdhëniet e dy vendeve tona do të komplikohen bukur shumë  në rast se shohim trupat ruse në Ukrainë, i cili shton potencialin për futjen e sanksioneve shtesë”, ka thënë kryeministri britanez Cameron para fillimit të samitit G-20. Por, Cameron dhe Putin kanë mbajt takim privat në të cilin, siç tha zëdhënësi i Putinit Dimitry Peskov, kanë shqyrtuar idetë për rindërtimin e marrëdhënieve në mes tyre. “Hajde, do të shtrëngojë duart me juve, por do t’ju them që duhet të dilni nga Ukraina”, i ka thënë Putinit kryeministri kanadez Stephen Harper.

 

“ SHBA-ja në planin  e pare e ka vendos kundërshtimin ndaj Rusisë për shkak të krizës ukrainase i cili e sjell botën në krizë dhe është kërcënim i paçes ndërkombëtare e cila është e dukshme nga rrëzimi i aeroplanit malajzias”, ka deklaruar presidenti amerikan Obama. Kancelarja gjermane Angela Merkel komentimet e saja i ka mbajt në kuadër të kërcënimeve me sanksione ekonomike si përgjigje në situatën e tanishme dhe futjen e ndalimeve shtesë vizitave në Bashkimin Evropian për disa shtetas rus.

“Situata e tanishme nuk është e kënaqshme, jemi duke zgjeruara listën e personave të cilëve do të ndalohet qasja në shtetet tona”, ceku Merkel.

Izolimi i presidentit rus Vladimir Putinit ishte e dukshme edhe në foton e përbashkët të krerëve të njëzet shteteve më të fuqishme në të cilin pozita e tij ishte pothuajse në skaj të fotos. Njashtu, presidenti amerikan Obama dhe presidenti kinez Xi Jinping gjatë ardhjes së tyre në Brisbane janë pritur nga guvernatori dominionit, Peter Cosgrove, ndërsa presidenti rus Vladimir Putinin e ka prit ndihmësi i ministrit të mbrojtjes. Përkundër kësaj, Putini ishte i disponuar dhe me buzëqeshje në fytyrë me rastin e përshëndetjes me nikoqirin e samitit, kryeministrin Australian Tony Abbotin, i cili para disa ditëve paralajmëroi se personalisht do të përballet me presidentin rus lidhur me rrëzimin e aeroplanit malajzias mbi Ukrainë. Para vendit të mbajtjes së samitit, australianët ukrainas kanë mbajt një protestë antiruse, me ç’rast iu bashkëngjitën edhe anëtarët e familjeve të të pësuarëve në aeroplanin malajzias të cilët në protestë kanë ardhur të mbështjell në flamujt e shteteve që kanë pësuar në aeroplanin e rrëzuar malajzias, ndërsa  të gjithë së bashku ishin të vendosur në flamurin e madh ukrainas.

 

Televizioni rus para disa ditëve ka emituar inçizimin i cili gjoja dëshmon se aeroplani është shkatërruar nga ana e aeroplanit ushtarak i cili ka ardhur nga drejtimi i cili ishte nën kontrollin e forcave të sigurisë ukrainase, por shtetet perëndimore e kanë hedhur poshtë këtë inçizim duke thënë se ajo është e kurdisur që të mashtrojë opinionin publik.

 

Në samit është bërë fjalë, edhe pse në mënyrë indirekte, rreth Kinës kur Obama në fjalimin e vet i ka përmendur shtetet e mëdha, me zhvillim ushtarak të cilët “paraqesin kërcënim për sovranitetin e shteteve më të vogla në detin jugor kinez”.