Emiri i Katarit: Sulmet ajërore kundër “Shtetit Islamik” nuk janë të mjaftueshme
Doha: Emiri i Katarit tha të martën se sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të mjaftueshme për të mposhtur terrorizmin dhe ekstremizmin në Irak dhe Siri, përndryshe ai i kërkoi botës për të ndërmarrë veprime kundër faktorëve që nxisin radikalizmin atje - një sugjerim që, gjithashtu, synon në regjimin sirian.
Duke folur në këshillin e tij legjislative këshillues, Shejh Tamim bin Hamad Al-Thani tha se politikat e qeverisë së presidentit sirian Bashar Assadit dhe disa nga milicitë në Irak - një referencë për milicitë shi’ite iraniane - janë faktorët më të rëndësishëm që i kontribuojnë ekstremizmit në dy vendet.
Çdo politikë kundër-terrorizmit në Siri dhe Irak që nuk e merr parasysh këtë është një menaxhim drejtë krizës, i tha ai Këshillit Shoura.
Katari luan një rol përkrahës në sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe koalicionit ushtarak kundër grupit të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri duke lejuar forcat e koalicionit të përdorin bazën e tij të gjerë ajrore Al-Udeid.
Katari i ka dhënë armë të rëndësishme dhe ndihma të tjera për rebelët sirianë, dhe së bashku me shtetet tjera arabe për veprim të ashpër kundër qeverisë së Assadit.
Shejh Tamim bin Hamad bin Halifa theksoi, gjithashtu, efektin e çmimeve në rënie të naftës për shtetet anëtare të OPEC-ut.
Ne kemi një ekonomi të fortë dhe të fuqishme dhe nuk do të ndikohet nga këto zhvillime, tha ai. Megjithatë, ai u bëri thirrje nëpunësve civilë për të frenuar shpenzimet publike ekstravagante dhe të kota.