Turqia dënon vendbanimet ilegale të Izraelit në Jerusalem
Ministria e Jashtme e Turqisë lëshoi një deklaratë që dënon rezolutën e Izraelit për vendbanime të paligjshme në Jerusalemin Lindor.
Turqia dënoi të enjten rezolutën e Izraelit mbi vendbanimet ilegale dhe ndërtimin e 200 shtëpive në Jerusalemin Lindor, si dhe sulmet e tij kundër xhamisë Haram al-Sharif.
Ne e dënojmë dhe kurrë nuk do të pranojmë këto hapa, të cilat janë kundër ligjit ndërkombëtar, thuhet në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme turke.
Komiteti për Ndërtim dhe Planifikim Lokal i Jerusalemit ka miratuar ndërtimin e 200 njësive të reja të banimit për çifutët në Ramot, i cili shtrihet përtej vijës së gjelbër, sipas të përditshmes izraelite Yedioth Ahronoth.
E drejta ndërkombëtare e konsideron Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor si teritore të pushtuara dhe të gjitha ndërtimet në këto hapësira për vendosjen e hebrenjve janë të paligjshme.
Mirëmbajtja e vendbanimeve të paligjshme në Jeruzalemin Lindor Izraelit i kontribuon në përshkallëzimin e tensioneve në rajon, shtoi deklarata.
Ministria, gjithashtu, ka thënë: Ne dënojmë fuqishëm dhe jemi të shqetësuar për sulmet e kryera kundër xhamive në këtë rajon.
Tensionet janë rritur në Jeruzalemin Lindor që nga fundi i muajit të kaluar, kur Izraeli mbylli kompleksin e Xhamisë Al-Aksa për disa orë pasi një rabin ekstremist u plagos në Jerusalemin Perendimor nga të shtënat nga makina.
Situata rëndohet edhe më shumë kur disa deputetë izraelitë hynë në kompleksin e Xhamisë al-Aksa në javët e fundit, duke tërhequr zemërimin e besimtarëve muslimanë dhe pasoi dënimi zyrtar nga vendet arabe dhe muslimane.