Turqi

Për nëntë muaj 28.500.000 turistë vizituan Turqinë

Të dhënat tregojnë se numri i turistëve nga janari deri në shtator të këtij viti, 2014, është rritur me 10.09 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Rreth 28.500.000 turistë vizituan Turqinë në nëntë muajt e parë të vitit, kështu njoftoi të enjten Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

 

Të dhënat tregojnë se numri i turistëve nga janari deri në shtator të këtij viti është rritur me 10.09 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Përveç kësaj, numri i turistëve në shtator u rrit me 6.9 për qind nga viti në vit për 4.270.000.

 

Në mesin e vendeve prej nga erdhën vizitorët në Turqi, Gjermania është renditur e para, me 3.9 milionë vizitorë, ndërsa Rusia e dyta me 3.8 milion dhe Anglia me 2.1 milionë.

 

Në nëntë muajt e parë, evropianët dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik përbëjnë 79 për qind të numrit të përgjithshëm të turistëve. Prej 28.5 milion turistëve në Turqi, 15 milionë ishin europianë dhe 7 milionë ishin nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

 

Këto turistët kanë preferuar kryesisht për të vizituar krahinat e Antalias, Stambollit dhe Mugla në Turqi.