Iraku

U zbulua një varr masiv iranian në Irak

Trupat e disa haxhinjve iranianë janë gjetur në një varr masiv në Irak.  

 

Sipas burimeve lokale të Këshillit të Lartë Islamik të Irakut, viktimat ishin duke shkuar në këmbë në qytetin e shenjtë të Qerbelasë para se të vriten nga militantët tekfiristë në qytetin Latifijah,  në jug të kryeqytetit, Bagdad.

 

Ka edhe disa haxhinjë irakianë në mesin e të vdekurve.   

 

Viktimat, të cilat ishin varrosur me rroba të përgjakshme, kishin kartat e identitetit me veti.

 

Kjo është hera e parë që një raport publikohet në lidhje me vrasjen e haxhinjve iranianë nga ana e militantëve tekfiristë. Irani nuk e ka konfirmuar ende raportin.

 

Situata e përgjithshme e sigurisë në Irak është përkeqësuar gjatë muajve të fundit pasi terroristët tekfiristë të ISIL-it, shumica e të cilëve  janë militantë të huaj, mori nën kontroll pjesë të rajoneve veriore dhe perëndimore të Irakut.

 

Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 1.110 persona janë vrarë në aktet e dhunës në të gjithë Irakun në muajin shtator, 2014.

 

Terroristët e ISIL-it kanë bërë krime të tmerrshme në zonat e pushtuara, duke përfshirë ekzekutime masive dhe prerje të kokave të  njerëzve. Ata kanë kërcënuar të gjitha komunitetet, duke përfshirë edhe muslimanët shi’itë, sunnitët, kurdët, krishterët dhe kursët izadi.