Kulturë

Faza paraprake e Garave Kombëtare të Kur’anore në Oman

Roundi i paraprak i Garave të 24-ta Kombëtare të Kur'anit të Shenjtë, kanë filluar të shtunën, më 18 tetor 2014 në Oman.

 

Qendra Arsimore Mahvat në provincën al-Vusta e mirëpriti këtë ngjarje Kur'anore, e cila organizohet çdo vit nga Qendra për Kulturë dhe Shkencë –Sulltan Kabu, njoftoi e përditshmja Oman al-Javm.

 

Garat mbahen në memorizimin e Kur’anit, mësimi përmendësh i Kur’anit dhe këndimi i Kur’anit të Shenjtë sipas rregullave të texhvidit.


Sipas Said bin Hamid el-Zavjani, një zyrtar i komitetit organizues, 1085 burra dhe gra konkurrojnë në seksione të veçanta në raundin paraprak.

 

Prej tyre, gjashtë individë nga çdo krahinë e vendit do të shkojnë në finale që do të mbahet në gjashtë nivele, vuri në dukje ai.

 

Raundi përfundimtar është planifikuar të mbahet të hënën, më 1 dhjetor 2014, në kryeqytetin e Omanit, në Muskat.