Kulturë

Poema më e gjatë nga lashtësia është zbuluar në Turqi

Janë zbuluar në Turqi  121 vargje të poemës, që supozohet më të gjatë, gjatë hulumtimeve arkeologjike.

 

Një poemë, që ka 121 vargje, është zbuluara në stela, supozohet 2.400 vjet i vjetër vjen nga lashtësia gjatë hulumtimit arkeologjik rreth mauzoleut të Mbretit Hekatomnos në Milas, në rrethin e Provincës Mugla, e cila përmban një vend të shquar arkeologjik, në pjesën jugperëndimore të Turqisë.

 

Poema e zbuluar në mauzoleun 2400 vjeçar, me 121 vargje, që i drejtohet mbretit Hekatomnos, i njohur, gjithashtu, me emrin Carian Hecatomnus (395-377 p.e.s,). Hekatomnos la tre djem, Mausolus, Idrieus dhe Pixodarus dhe dy vajza, Artemisia dhe Ada.

 

Mausolus ishte ndërtues i mauzoleut të famshëm të Mausolusit. Termi ndërkombëtar mauzole rrjedh nga sundimtari Carian Hecatomnus

 

Poema mund të jetë poema më e gjatë në mesin e zbulimeve  arkeologjike nga lashtësia sipas zbulimeve, të cilat janë vënë në dispozicion nga Prof. Christian Marek nga Suedia, ka studiuar në  Departamentin Historik në Universitetin e Cyrihut.

 

Christian Marek, një epigrafist,  ju tha gazetarëve se aty ka pasur mbishkrime të zbuluar, duke përfshirë disa komplimente që i drejtohen sundimtarit apo kryetarit të qytetit.

 

Kjo është poema më e gjatë e zbuluar në mesin e zbulimeve arkeologjike nga lashtësia.

 

Christian Marek tha se disa fjalë  janë hequr nga mbishkrimi.