Shqipëria autoktone dhe populli i saj i lashtë. A qëndron ky pretendim?
Është përfolur shpesh për pretendimet e Shqipërisë si vendi më i lashtë në Botë dhe me një popullsi më të konsiderueshme nga ajo që është regjistruar akualisht në Institutin e Statistikave. Sic dihet, Shqipëria zë një numër të konsiderushëm të popullsisë në shumë shtete të njohura të Botës. Të emigruar që nga rënia e periudhës së regjimit Komunist i cili mbylli dyert e shqiptarëve për gati 45 vite. Sapo regjimi komunist u shemb, rreth 80% e popullsisë shqiptare cau barrierat dhe u arratis në cdo shtet fqinj ku mundi më parë dhe më pas lëvizën edhe në shumë shtete të tjera. Sigurisht, arsyeja principale e emigrimeve të fuqishme, ishte gjendja e rëndë ekonomike që zaptoi vendin asajkohe. Pavarësisht emigrimeve, gjurmët e shqiptarëve nuk u fshinë sado disa prej tyre krijuan etnicitete apo ndryshuan identitete që ndikuan edhe tek pasardhësit e tyre. Le të themi që Shqipëria është ajo c’ka përmban brenda kufijve të saj gjeografik, pra cfarë përmban zyrtarisht. Duhet pranuar se Historia përflet një Shqipëri etnike ose të natyrshme me prejardhje arbëreshe që ndryshe në gjuhën e shkencës quhen Iluminat.
Shqipëria natyrale ose Shqipëria etnike është hapi i fundit apo rezultati i bashkimit kombëtar. Shqipëria natyrale është krejt hapësira gjeografike shqipfolëse, ku banojnë shqiptarët sot me shumicë, ku është vendlindja e shqiptarëve me shumicë dhe ku u dëbuan nga vendbanimet e tyre etnike. Pavarësisht qëndrimeve të popujve të ndryshëm kjo hapësirë gjeografike ishte vendlindja e shqiptarëve në historinë e afërt dhe 90 % e këtij territori është akoma vendlindje dhe vendbanim me shumicë shqiptare.
Përkundër barazimit të termit Shqipëri etnike me termin Shqipëri e Madhe këto prapë së prapë nuk kanë kuptim të njëjtë, por termi i dytë përdoret për të zbehur dhe keqinterpretuar termin e parë. Termi Shqipëria etnike nuk nënkupton asgjë më shumë se hapësirën e banuar etnikisht me shumicë shqiptare, kurse termi Shqipëria e Madhe siç pretendohet nga popujt okupues të territoreve, nënkupton zgjerim territorial të Shqipërisë si shtet ndaj territoreve tjera pa të drejtë.
E pra, janë dy botëkuptime krejt të ndryshme që synojnë një qëllim të përbashkët. Qëllimi është të demostrohet lashtësia e autoktonizmit të Shqipërisë që nga krijimi i tokës dhe i deteve. Duhet të mos harrojmë se Historia trregon se ndarja e Shqipërisë është krijuar në periudhën Otomane kur u krijuan Sanxhaqet e para. Ne kemi njohur Sanxhakun e Janinës,
Kosovës, Shkodrës dhe Manastirit. Më pas, me Traktatin e Shën Stefanit, disa territore shqipare ju dhanë disa shteteve si, Serbia, Bullgaria, Mali I Zi dhe Greqia e ashtuquajtura zona e Camërisë.
Këto toka, rezistonte deri përpara ozupimit të Shqipërisë nga vendet e tjera pushtuese dhe coptëzimit të saj në troje të vogla që morën emrin Etni.
Në fakt, kjo është rezoluta që njeh Historia Shqiptare dhe ajo e Diasporës, por Historia Enciklopedike thotë krejt të kundërtën. Përshembull, është përfolur rasti I Shqipërisë së zonës së Janinës. Para se vendi të ndahej në Sanxhaqe dhe Vilajete, Shqipëria mori një emër tjetër. Pra u quajt Epir që nga Greqishtja bën Epirius dhe përkhehet Shqiponjë. Sipas Grekëve, shqiptarët e përkthyen këtë term në gjuhën shqipe dhe e quajtën vendin Shqipëri bazuar në emrin Shqiponjë të fjalorit grek I cili mori emrin nga perënditë greke në bazë të prezencës me shumicë të shqiponjave në malet shqiptare.
Po si u trajtua kjo cështje në Historinë e gjuhës Kosovare? Kosova qëndroi si pjese e Serbisë nga viti 1913 deri në vitin 1999 kur u zhvillua Lufta e Kosovës. Kjo luftë erdhi si pasojë e trajtimit të pabarabarte të shqiptareve me popujt e tjerë të Jugosllavisë dhe dëbimit të shumë prej tyre nga Kosova. Lufta u nis që në vitin 1913 kur filluan disa kryengritje. Gjatë regjimit të Titos për shqiptarët e Kosovës pati disa të drejta të cilat u mohuan totalisht gjatë regjimit të Milloshevicit. Lufta përfundoi me ndërhyrjen e NATO -s në Kosovë e cila u çlirua nga pushtimi policor serb. Më 17 Shkurt 2008 Parlamenti i Kosovës shpalli aktin e pavarësisë nga Serbia dhe e shpalli Kosovën Republikë. E njohur nga disa shtete të Botës, Kosova fioi pavarësinë e saj dhe e quajti tokën e saj vend i shqiponjave dhe i shqiptarëve. Një akti i cili ngriti në këmbë gjithë Botën dhe acaroi gjendjen politike në Serbi. Një shtet i njohur tashmë edhe nga BE u bë klecka e fatit të Serbisë për integrimin Europian, sepse pranimi i Kosovës si shtet më vete, për Serbinë ishte akt i papranueshëm dhe që e mbronte me gjak, sepse Serbia e ka këtë tokë dhuratë nga Traktati i Shën Stefanit dhe e quan tokë të vetën me të drejtë legjitime edhe trrashëgimore, por kjo dhuratë është një tokë që historikisht nga Zanafilla e ka tabanin nga Iliridët, pasardhës të Iluminatëve që flisnin gjuhën e pastër iluminate të ngjashme me atë shqipe. Të paktën këto janë faktet që njohin disa studjues. Ndoshta me histori politike këto toka shqiptare mund të jenë vërtet toka serbe, bullgare apo greke, por me histori evolucjoni këto toka i përkasin perandorisë Ilire dhe principatës së Arbrit e përcarë më pas me krijimin e Pashallëqeve, Mbretërive apo Diktaturave të ashpëra dhe të uriura për plackitje edhe troje për të sunduar për më tepër fuqizim sundues. Një ligj i një kontrate të pashkruar që caktoi fatin e gjithë Botës, mbi të gjitha caktoi fatin e Shqipërisë së madhe apo asaj natyrale sic quhet sot me epitet.
Një fat i cili përcau jetët e shumë patriotëve në mbarë Botën të cilët sot gëzojnë urrejtje madje shpallin luftë për interesa të caktuara politike edhe kur i bashkon një kulturë apo një gjak. Marrim rastin e marrëdhënjeve socjale Shqipëri-Kosovë. Një komb me taban Shqipe dhe që në sytë e botës hiqen të dashuruarit e Historisë, madje betohen me gjak për vëllazi edhe flamur, por janë pikërisht këta njerëz që vëllau-vllaut e shan me trung familjar duke prekur nëna dhe morta në moral. Janë këta njerëz që e shprehin vëllazërinë duke vrarë vëllau-vëllanë për një copë gardh dhe janë këta vëllazën që në rastin më të parë shesin mikun për interesa parash. Një dashuri e tillë nuk shihet në asnjë komb të Botës që e quan veten patriot fanatik të vendit të tij. Përshembull populli turk, përvecse i bashkuar edhe unik, në cdo situatë emergente gjendej pranë atij që kishte vështirësi madje-madje edhe kur personi në fjalë nuk
kishte lidhje gjaku me tjetrin. Kjo ndodhte sepse ata e quanin veten vëllezër të kombit të tyre dhe e ndjenin për detyrë. Duhet pranuar fakti se individët nga kombe të ndryshme nuk i kishin fort përzemër dhe shfaqnin një ndienjë rracizmi të lehtë ama dëshira për ndihmë dhe respekti kulturor nuk u mungonte ndonëse nuk ishin nga një komb.
E gjithë kjo dilemë mbi prejardhjen e Shqipërisë dhe autoktoniteti i saj nuk sqarohet me një ngritje flamuri në mes të Beogradit apo me disa grrushtime të fiqishme trimërie në fushë, por trregohet me ndjenja të vërteta patriotizmi dhe vëllazërie duke i mbrojtur me gjak, madje duke i mbrojtur edhe me kulture në marrëdhënjet e brendshme midis patriotëve atdhedashës që betohen me kokë për patriotizëm.