Opera e Parisit përjashton gruan e mbuluar gjatë performancës
Qeveria e Francës po harton një seri të re të rregullave për teatrot pasi Opera e Parisit e përjashtoi një grua me shami gjatë një performance, tha të dielën zëvendës drejtori i institucionit përkatës.
Incidenti ndodhi kur një grua e mbuluar me shami ishte në radhën e parë të një performance të La Traviata në Operen Bastille, tha për Agjencinë AFP, Jean-Philippe Thiellay, duke konfirmuar një raport të medias.
Franca solli në një ligj në vitin 2011 që ndalon këdo që mbulon fytyrën në hapësirën publike, përndryshe përballet me një gjobë prej 150 €uro.
Gruaja ishte ulur pas dirigjentit, e mbuluar me një shami që mbulon flokët e saj dhe perçe mbi gojën e saj dhe hundën gjatë performancës më 3 tetor 2014.
Unë u alarmova në aktin e dytë, tha Jean-Philippe Thiellay, duke shtuar se disa artistë kanë thënë se nuk duan të këndojnë nëse diçka nuk bëhët.
Ministri i Kulturës i Francës tha se një projekt-ligj është duke u hartuar për teatrot, muzetë dhe institucionet tjera publike për mbikëqyrjen e rregullave në lidhje me mbulesën.
Spektatorët dhe miqtë e saj - turistë nga vendet e Gjirit Persik, sipas MetroNews-it – ju kërkua të largohen nga salla, nga një inspektor gjatë intervalit.
Ai i tha asaj se në Francë ekziston një ndalim për këtë veshje, i kërkoi asaj që ose të zbulojë fytyrën e saj apo të largohet. Ajo u largua, tha Thiellay.
Kjo nuk është mirë që të pyesni dikë për t’u larguar...Por ka qenë një keqkuptim i ligjit dhe zonja ose është dashur të respektojnë ose jo, tha ai.