Latin Amerika

Latino Amerikanët e gjejnë identitetin në Islam

Duke kërkuar për identitetin larg nga atdheu, një numër në rritje i latino-amerikanëve e përqafojnë Islamin, duke i parë mësimet dhe udhëzimet e tij si udhëzuese në jetën e tyre.  

 

Islami e përcakton botën e tyre në një pamje të qartë të asaj që është e lejuar ose hallall, dhe asaj çfarë është e ndaluar apo  haram. Kështu, pra, ata e dinë saktësisht se ku ata qëndrojnë, tha Stephanie Londono, e cili ka një diplomë masteri në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës dhe ka botuar një studim në lidhje me konvertimet fetare nga Latino-Amerikanët.

 

Pra, Kur'ani bëhet udhëzues që ju tregon saktësisht se çfarë duhet të veshin, çfarë duhet për të ngrënë, si duhet për t’u larë, se si të sillen, kur të luten, shtoi ajo.

 

Gjatë dekadave të fundit, një numër në rritje i Latino-Amerikanëve e kanë përqafuar fenë Islame.

 

Sipas vlerësimeve nga organizata whyIslam.org, rreth 6 për qind e muslimanëve amerikan janë Latino-Amerikan.

 

Shifra të ngjashme janë konfirmuar edhe nga Organizata e Davetit Latino Amerikane  (Latino American Dawah Organization) (LADO),  që është një grup që nxit konvertimet e latinëve, i cili tha se më shumë se gjysma e atyre që e përqafojnë Islamin janë femra.

 

Edhe pse nuk ka shifra zyrtare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës besohet të jetë atdheu i afër shtatë milionë muslimanëve.

 

Sipas Qendrës Kërkimore-Hulumtuese -Pew Research Center, gjashtë për qind e muslimanëve amerikanë janë Hispanik.

 

Më tej, një nga dhjetë e të  konvertuarve amerikan është i lindur hispanik dhe kjo shifër është në rritje.

 

Këshilli Amerikano-Musliman thotë se numri i muslimanëve latino-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rreth 200.000, viti 2006.

 

Komunitetet më të mëdha të muslimanëve latin ekzistojnë në zonat me përqendrimet më të larta të Latino-Amerikanëve, të tilla si New York City, Chicago, Los Angeles dhe Miami.  

 

Megjithatë, Kalifornia është shteti me më shumë musliman latino-amerikan.

 

Identiteti

   

Për disa latino-amerikan, vendimi për të përqafuar Islamin pasoi pas  emigrimit të tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtu u zhvillua ndjenja e humbjes së identitetit të tyre.

 

Greisa Torres, e cila arriti në Miami katër vjet më parë nga Kuba, tha se ajo e ka humbur identitetin e saj, por në kërkim e gjeti atë në Profetin Muhammed (paqja qoftë mbi të).

 

Duke arritur me burrin dhe fëmijët e saj, gruaja kubaneze gjeti një familje të re duke përqafuar Islamin, ndërsa ajo ishte shtatzënë me djalin e saj të dytë, Mehdiun.

 

Këtu ka muslimane feministe që i shmangen shamisë, por shumë latino-amerikane e përqafojnë atë.

 

Kur njerëzit të shohin ty me shami, ata të respektojnë. Është  emocionuese kur ju mendoni, se jeni ndryshe. Ju besoni në diçka. Është e mahnitshme, tha Torres.

 

Ajo shtoi se shamia në publik thyen stereotipet tradicionale se të gjithë arabët janë muslimanë dhe të gjithë hispanikët janë katolikë.

 

Islami e sheh mbulesën si një kod të obligueshëm, jo si një simbol fetar.