İran

Promovimi i Kulturës Kur'anore e siguron unitetin islamik

Kujdestari i Xhamisë së Shenjtë të Hazreti Abdul Azim Hassani në Rej, Iran, tha se promovimi i kulturës Kur'anore në shoqëri do të garantojë unitetin islamik.

 

Ajetullah Muhammed Muhammedi Rejshahri  përshëndeti, urojë të dielën ndërsa i drejtohej një ceremonie të mbajtur për të nderuar anëtarët e Astan-it (Kujdestarisë) të hazreti Abdul Azim Hassani që e kanë mësuar të gjithë Kur’anin përmendësh, njoftoi Agjencia IRNA.

 

Ai vlerësoi përpjekjet e atyre që e mësojnë përmendësh Kur'anin dhe tha se ata duhet të dinë se kjo është një dhuratë e madhe, e pazevendsueshme, për hafizët e Kur’anit.

 

Ajetullah Rejshahri, gjithashtu, theksoi nevojën për përhapjen e aktiviteteve Kur'anore dhe trajnimin e më shumë hafizëve të Kur’anit të Shenjtë në shoqëri.

 

Në fund të ceremonisë, 33 hafizë të rinj të Kur’anit morën dhurata dhe certefikatat e nderit.