Politika e re ushtarake e Iranit mund të rrisë natalitetin
Më 30 shtator, gjenerali Mousa Kamali, zyrtari mëi lartëiranian për rekrutimin, njoftoi se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Iran do të zgjatej nga 21 muaj në 24 muaj.
Shërbimi ushtarak ka qënë një pikë konflikti mes të rinjve dhe udhëheqësve në tre dekadat e fundit, që prej revolucionit të vitit 1979. Të gjithë meshkujve iranianë u kërkohet që të kryejnë shërbimin ushtarak në moshën 18 vjeç. Megjithatë, studentet e universiteteve mund të kënë një përjashtim arsimor të përkohshëm. Ndërsa të tjerët mund të kërkojnë përjashtim për arsye shëndëtësore, osë nëse u duhet të kujdesen për prindërit e moshuar.
Sipas statistikave, çdo vit 2 milion sutudentë diplomohen në universitetet në Iran. Përveç në rastet kur kanë marrë një përjashtim të përkohshëm ose të përhershëm, atyre u kerkohet të kryejnë shërbimin ushtarak një vit pas diplomimit. Në rast të kundërt, atyre u shtohet shërbimi nga tre deri në gjashtë muaj.
Lënia e një ambjenti akademik për të shkuar në një garnizon ushtarak është një ankth dhe stres për shumë studentë të rinj. “Mendova se do tëçmendësha kur mora vesh se kishin shtuar edhe tre muaj më shumë për shërbimi e detyrueshëm,” tha Adeli, një student i diplomuar për elektronikë në Univesitetin Teknologjik të Khajeh Nasir Toosit. “Nëse duhet të shkoja në një garnizon ushtarak, atëherë duhet të kisha shkuar kur mbarova shkollën e mesme, kur isha 18 vjeç. Shërbimi ishte më i shkurtër atëherë. Janë dy vjet nga jeta ime!”
Në vitin 2009, ushtria e shkurtoi shërbimi ushtarak në 18 muaj. Shërbimi ishtë më i shkurtër për meshkujt me bachelor, me master dhe ata me doktoraturë, nga 1 deri në 3 muaj. Megjithatë, në vitin 2012, shërbimi ushtarak u bë 21 muaj për të gjithë qytetarët. Tani, duke filluar nga viti 2015, do të bëhet 24 muaj.
Mehdi Karroubi, një kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009 dhe një lider i Lëvizjes së Gjelbër, tha se do të reformonte ligjin për shërbimin ushtaraknë rast se do të zgjidhej. Sipas planit të propozuar prej tij, shërbimi ushtarak do të kthehej në një profesion në Iran. Ata që nuk duan të kryejnë shërbimin ushtarak do të duhej të paguanin një tarifë dhe të merrnin pjesë në një program trajnimi 60-ditor.
Në vitin 1999, parlamenti iranian kaloi një propozim që i lejonte meshkujt iranianë të paguanin një tarifë nëse donin të mos ishin pjesë e shërbimi ushtarak. Shuma, e cila varej nga niveli arsimor i aplikuesit, shkonte nga 1.3 deri në 2.5 milion tomans (1.600 deri në 3.100 dollarë). Konservatorët e kritikuan këtë vendim, duke e quajtur diskriminues kundër atyre me më pak ndikim.
Pas sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Iranit, niveli i të ardhurave të vendit, të cilat vijnë kryesisht nga industria e naftës, ranë në mënyrë të ndjeshme. Si rezultat, buxheti i ndarë për ushtrinë u zvogëlua në tre vitet e fundit – një realitet që ka ndikuar në rrogat e ushtarëve dhe kushtete e jetesës në garnizonet ushtarake.
Në muajin prill, gjenerali Hamid Sadr Sadati, kreu i Organizatës për Shërbimin Ushtarak, njoftoi se “Propozimi për rritjen e rrogave të ushtarëve që u propozua nga parlamenti, është akoma në axhendën e organizatës.”
Megjithatë, tetorin e kaluar, deputetët e parlamentit në Teheran dhe ish-komandanti Esmaeil Kousari tha për Tasnim News se nuk kishte buxhet për këtë.
Sipas zyrtarëve në Organizatën e Shërbimit Ushtarak, rrogat e ushtarëve variojnë nga 100 mijë në 110 mijë tomans në muaj (30 deri në 35 dollarë). Përveç kësaj, ushtarët nuk kanë standarde jetese të përshtatshme.
Ali Riza e kreu shërbimin ushtarak pasi mbaroi doktoraturën për Farmaceutikë. Ai foli për Al-Monitor rreth trajnimit të tij prej dy muajsh në një garnizon ushtarak në Teheran, duke thënë se ushtarët përballeshin me kequshqyerje. “Perimet, frutat, produketet e qumështit dhe burime të tjera të kalciumit dhe vitaminave ishin inekzistente. Cilësia e ushqimit ishte skandaloze, por ky nuk ishte problemi i vetëm. Problemi tjetër ishte sasia e orizit dhe e mishit. Për shembull, ata jepnin vetëm 20 gram mish në një vakt. Të gjithë ishin vazhdimisht të uritur.”
Në muajin shkurt 2014, Esmaeil Ahmadi Moghaddam, kreu i Forcave të rendit, konfirmoi se ushtarët përballeshin me kequshqyerje, duke thënë se, “Buxheti ynë i ulët po na pengon nga dhënia e ushqimit të pasur me proteina dhe vitamina për ushtarët.”
Një anëtar i Frontit për Pjesëmarrjën i Iranit Islamik (Mosharekat) tha per Al-Monitor, në kushte anonimati se, “Shërbimi i detyrueshëm pjesërisht ka të bëjë me shtrirjen e politikës së forcës dhe kontrollit. Është i ngjashëm me hixhabin e detyrueshëm. Udhëheqja dëshiron të ruajë autoritetin e vet mbi të rinjtë e vendit. Kur burra të mirë edukuar kalojnë shumë kohë në një garnizon ushtarak, shëndeti i tyre mendor dhe fizik bie. Është e vështirë të kuptohet pse qeveria mund t’ua bëjë këtë kapitalit të saj njerëzor dhe social.”
Ai shtoi se, “Megjithatë, ajo që nuk kuptoj është se pse ata po e shtojnë kohëzgjatjen e shërbimit të detyrueshëm, duke parë situatën e tanishme dhe krizën ekonomike. Kur nuk kemi një buxhet [ të mjaftueshëm] për forcat e armatosura, pse atëherë po e shtojmë me tre muaj shërbimin e detyrueshëm?”
Disa besojnë se vendimi për zgjatjen e shërbimit ka të bëjë me politikën e fundit të qeverisë iraniane për të ikurajuar prindërit që të bëjnë më shumë fëmijë.
Gjatë njoftimit të gjeneralit Kamali më 30 shtator në lidhje me ligjin e ri, ai tha se “Ushtarëve të martuar do t’u hiqen tre muaj nga shërbimi. Gjithashtu, për çdo fëmijë, do të hiqen edhe tre muaj të tjerë. Me fjalë të tjera, nëse një ushtarëështë i martuar dhe ka një fëmijë, shërbimi i tij do të shkurtohet me gjashtë muaj.”
Një zyrtar ushtarak që punon në Organizatën e Shërbimit Ushtarak në Teheran tha për Al-Monitor: “Nuk arritëm ta kuptojme pse shtuan edhe tre muaj të tjerë për shërbimi e detyrueshëm, vetëm në rast se ka të bëjë me inkurajimin e të rinjve për të pasur më shumë fëmijë.”
Zyrtari beson se kjo gjithashtu mund të ketë lidhje me rritjen e papunësisë dhe rënien e tanishme ekonomike. “Në këtë mënyrë, secili prej këtyre të rinjve do të kalojë tre muaj më shumë në një garnizon. Kjo është më mirë se të rrinë të papunë në shtëpi.”Burimi: Al Monitor