Ajetullah Taskhiri: Dialogu midis feve është një domosdoshmëri njerëzore
Ajetullah Taskhiri foli në takimin e parë në Qendrën për Dialog midis Religjioneve dhe Civilizimeve me një grup të udhëheqësve fetarë të krishterë nga Kenia.
Ajetullah Muhammed-Ali Taskhiri, këshilltar i Ajetullah Hameneit për Çështjet e Botës Islame dhe Sekretar i Përgjithshëm i Forumit Botëror për Afërsinë e Mendimit Islam, foli në takimin e parë të Qendrës për dialogun midis religjioneve dhe civilizimeve me një grup të udhëheqësve fetarë të krishterë nga Kenia.
Tema e diskutimit ishte roli i dialogut fetar në luftën kundër ekstremistëve dhe dhunës. Ajetullah Taskhiri deklaroi se festa Kurban Bajramit është në të vërtetë një festë për të gjitha fetë, dhe jo vetëm për muslimanët, sepse Profetit Ibrahim (a.s.), i cili është i nderuar nga Judaizmi, Krishterimi si dhe Islami, është një model i vetë-sakrificës dhe i përkushtimit. Ai shtoi se Profeti Ismail (a.s.) është një model i bindjes plotësisht ndaj urdhërave të Zotit.
Ajetullah Taskhiri theksoi nevojën e dialogut ndërmjet traditave të ndryshme fetare, duke deklaruar se dialogu është një domosdoshmëri njerëzore dhe se për shkak të kësaj nevoje, dialogu duhet të përfshijë çështjet fetare, pavarësisht se ato kanë qenë shpesh pikë e diskutueshme. Një çështje e rëndësishme për të gjithë njerëzimin është çështja e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut, sepse pas diskutimin e këtyre çështjeve përçarëse fetare, me dialog mund të marrim hapa për të zgjidhur problemet e njerëzimit dhe do të ketë një efekt pozitiv në shoqëritë e tyre.
Shkëlqesia e tij deklaroi se pas Revolucionit Islamik të Iranit, të vitit 1979, qëllim i parë për Iranin ishte dialogu. Fetë e ndryshme dhe sektet nuk e kuptojnë progresin e njëri-tjetrit mirë pa zhvilluar fushën e dialogut ndërfetar. Fetë e ndryshme kanë kryer fushata të mira kundër ateizmit, por aktiviteti i tyre nuk duhet të ndalet me këtë , deklaroi ai.
Ajetullah Taskhiri shpjegoi se bota është e sëmurë nga dhuna e cila po ndikon në botë dhe tha se kjo dhunë është rezultat i ekstremizmit.
Ekstremizmi ka shkaktuar sëmundje në të gjitha sferat duke përfshirë fenë, diturinë, madje edhe në adhurim personal dhe e ka dëmtuar atë. Ai e përshkroi rritjen e terrorizmit tekfirist si tumor rajonal dhe global, i cili është rezultat i ekstremizmit dhe injorancës e cila ka qenë e planifikuar më herët nga ana e perandorive neo-kolonialiste. Ata janë duke përfituar nga nivelet më të thella të ekstremizmit, deklaroi ai.
Ai theksoi rëndësinë e eliminimit të problemit të ekstremizmit të dhunshëm, duke thënë se kjo është një çështje e përbashkët në mesin e të gjitha feve. Udhëheqësit fetarë duhet të luftojnë kundër ekstremizmit fetar. Krishterimi dhe Islami kanë shumë të përbashkëta në luftën kundër ekstremizmit. Të dy fetë e theksojnë natyrën e njeriut dhe të drejtat e njeriut. Ajetullah Taskhiri tha se Krishterimi dhe Islami duhet të bashkohen për të promovuar paqen dhe të drejtat e njeriut në botë.
Në përfundim, ai vuri në dukje se sionizmi është i njohur si një simbol i dhunës dhe agresionit në botë. Palestinezët rezistojnë dhunën e tij, por shihen si fajtorët. Ajetullah Taskhiri tha se ne duhet të zhvillojmë një kulturë të tolerancës ndërmjet të gjithë njerëzve dhe u bëri thirrje të gjithë udhëheqësve fetarë që të bashkëpunojnë dhe predikojnë kundër dhunës në mesin e të gjithë qytetarëve të botës.