Huxhxhat al-Islam Kazi-Askar: Armiqtë e Islamit janë duke u përpjekur për të shkatërruar Unitetin Islam
Huxhxhat al-Islam Kazi-Askar ka deklaruar se armiqtë e Islamit janë duke u përpjekur për të shkatërruar Unitetin e Bashkësisë Islame.
Huxhxhat al-Islam Sejjid Ali Kazi-Askar, përfaqësues i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, (Ajetullah Sejjid Ali Hamenei), për Haxhinjt dhe Haxhillëkun dhe mbikëqyrësi i haxhinjve iranianë në Mekë, ka deklaruar se armiqtë e Islamit janë duke u përpjekur për të shkatërruar Unitetin e Bashkësisë Islame.
Gjatë një seminari të Haxhit mbajtur me haxhinjt iranianë në qytetin e shenjtë të Mekës, Huxhxhat al-Islam Kazi-Askar shpjegoi se armiqtë e Islamit kërkojnë për të nxitur përçarje dhe grindje midis sekteve të ndryshme muslimane në mënyrë që të përçahet komuniteti islamik. Pjesëmarrësit në Seminarin e Haxhit ishin haxhinjt shi’i dhe sunni.
Shkëlqesia e tij shpjegoi se vendet e huaja, në veçanti Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, luajë një rol kyç në dobësimin e unitetit musliman dhe në plaçkitjen e parave dhe të pasurisë së tyre. Ai deklaroi se muslimanët shi’itë dhe myslimanët sunnitë duhet të kuptojnë komplotet e armiqve, duke theksuar se mediat perëndimore, sidomos në Londër, përdorin të gjitha kapacitetet që kanë për të përhapur sektarizmin në mes të muslimanëve dhe për të thyer unitetin e tyre. Skema e tyre kundër unitetit musliman përfshin përhapjen e shpifjeve, abuzimin me personalitetet e shenjta të shiitëve dhe sunnitëve.
Hujjat al-Islam Kazi-Askar tha se Bota Muslimane vuan nga abuzimet e keqinterpretimit të Islamit. Ai deklaroi se ka të ashtuquajtur muslimanë që i përkrahin veprimet armiqësore të Islamit dhe i pranojnë këto veprime në përputhje me Sheriatin (Ligjin Islam). Ai shtoi se, për fat të keq, në disa vende muslimane, përkrahin të ashtuquajturin xhihad an nikkah dhe blerjen dhe shitjen e grave dhe vajzave myslimane dhe jo-muslimane.
Ai shtoi se këto sjellje dhe qëndrime janë hedhur poshtë nga të gjithë dijetarët e Islamit - si nga muslimanët shi’itë dhe sunnitë. Shkëlqesia e tij theksoi se është kundër mësimeve islame që ofendojnë ndjeshmërinë dhe personalitetet e shenjta të feve të tjera, dhe se shumë dijetarë shi’itë kanë lëshuar fetva, ose dekrete fetare duke deklaruar se është e ndaluar fetarisht të abuzojnë personalitetet e nderuara të vëllezërve tonë Sunni, edhe në qoftë se ne nuk e mbajmë një nderim të tillë.