Kuba refuzon planin për xhaminë e parë
Një projekt i ngjashëm në Haiti do të përfundojë deri në fund të këtij
viti.
Qeveria komuniste e Kubës e ka hedhur poshtë një plan për të hapur një xhami në kryeqytetin e Kubës, në Havana.
Pedro Lazo Torres, kreu i Komunitetit Musliman në Havana, zbuloi se përpjekjet e tij të përbashkëta me Fondacionin e Çështjeve Fetare (TDV) të Turqisë, për të hapur një xhami në Havanë u refuzuan.
Pedro Lazo Torres shprehu shqetësimin e tij në lidhje me këtë vendim, duke vënë në dukje se Rusisë i është dhënë leje për të ndërtuar një kishë ortodokse në vend, por 4.000 muslimanë në Kubë ende nuk kanë xhami zyrtare.
Muslimanët kubanë i kanë krye lutjet, namazet me xhematë në një dhomë në Torres.
Në muajin prill, asistenti i menaxherit të Fondacionit për Çështje Fetare të Turqisë, Mustafa Tutkun kërkoi leje për të filluar punën për një xhami, plani i së cilës ishte hartuar sipas xhamisë së famshme Ortakoi në Stamboll.
Plani ishte pjesë e një projekti më të gjerë nga ana e Fondacionit për Çështje Fetare të Turqisë për ndërtimin e xhamive tjera për muslimanët që jetojnë në Karaibe.
Një projekt i ngjashëm në Haiti do të purfundë deri në fund të këtij viti.