Mania e selfijeve në Haxh kritikohet nga dijetarët muslimanë
Dijetarët muslimanë është duke i shqetësuar numri i madh i hanxhinjve që bëjnë “selfije” gjatë kohës ku secili duhet të përjeton përulësinë dhe qetësinë.
Shumë hanxhinj muslimanë sivjet gjatë haxhillëkut po bëjnë fotografi “selfije”, ndërsa në vendet e shenjta të Islamit disa autoritete fetare, dijetarë, nuk e miratojnë këtë shprehi me “selfije”, kështë është raportuar këto ditë.
Faqja Arab News Site ka raportuar disa nga shqetësimet e ngritura nga studiuesit muslimanë rreth manisë për selfije. Shejh Assim Al-Hakim, në Xheddah, tha se fotografitë “selfije” janë kundër shpirtit të Haxhit:
Fotografia pa një arsye të ligjshme është një çështje e mosmarrëveshje midis dijetarëve. Megjithatë, pavarësisht kësaj diference të mendimit, nuk duhet të ketë ndonjë mosmarrëveshje kur është fjala për kuptimin e vërtetë të Haxhit dhe thelbit pas tij. Haxhi bazohet në sinqeritet dhe në traditë, synetin. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), kur ai shkoi për haxh, ai tha: O, Allah, unë kërkoj nga Ju një haxhillëk që nuk përmban asnjë mburrje, krenari.
Po duket sikur qëllimi i vetëm i këtij udhëtimi është për dalë në fotografi dhe jo për adhurim, tha Abdul Rezzak Al-Badr.
Zahra Muhammed, një arsimtare e Studimeve Islame në Riad, u pajtua, dhe tha se selfijet janë një formë e mburrjes, vetë-lavdërimit, tha ajo për Arab News. Unë kam parë haxhinj në Mesxhid el-Haram duke marrë selfije me Qaben në sfond dhe kjo selfije është postuar më pas në Facebook, duke e bërë atë një ngjarje të mediave sociale dhe prishje e ibadetit, nga përulja në mburrje, krenari.
Por disa mendojnë për mosmiratim – ndër ta edhe ish-myftiu i madh në Egjipt ka qenë kritik, por nuk ka gjasa që të ketë efekt. Kaq shumë njerëz kanë kamera, telefona, pra, nuk është e lehtë për t’i ndaluar , thotë një haxhi.
Deri vonë telefonat me kamerë nuk lejoheshin brenda xhamive të shenjta, por rregullat janë lehtësuar dhe kështu disa thonë se kjo do të jetë e vështirë për t’ ndaluar atë që është përshkruar si ethet e selfijeve.