Irani, i pari në listë, i prin vendeve që dërgojnë ndihma humanitare në Irak
Sipas agjencisë IRIB, kryetari i Irakut ka deklaruar se Republika Islamike e Iranit i prin listës së vendeve që dërgojnë ndihma humanitare në Irak.
Fuad Masum, kryetar i Irakut, në një intervistë ekskluzive me kanalin televiziv amerikan, gjatë sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, vlerësoi lartë ndihmat dhe bashkëpunimit e Teheranit me Bagdadin në përkrahje të qeverisë dhe populli të Irakut në situata të vështira dhe deklaroi se Irani ka qenë shteti i parë që ka dërguar ndihma humanitare për popullin irakian dhe armatim për forcat ushtarake të këtij vendi.
Kryetari i Irakut, gjithashtu, vuri në dukje nevojat e ushtrisë dhe të forcave kurde, peshmarg, për pajisje ushtarake dhe armatim të sofistikuar për të luftuar kundër terroristëve të ISIS dhe tha:
Duke marrë parasysh se disa pjesë të territorit të Irakut janë pushtuar dhe gjenden nën kontrollin e grupit terrorist ISIS, prandaj është e domosdoshme që të zhduken plotësisht terroristët e grupit ISIS, për arsye se ekziston mundësia që ky grup përsëri të riorganizojë forcat terroriste si kërcënues rajonal.
Muslimanët shi’itë, sunnitë po luftojnë kundër grupit terrorist ISIS me deklarata politike dhe me qëndrime të përbashkëta. Qeveria e re e Irakut është një qeveri e pajtimit kombëtar në të cilën marrin pjesë të gjitha grupet politike të Irakut.