Mbi 2.500 sauditë janë bashkuar me organizatat DA’ISH dhe NUSRA
Ekspertët e terrorizmit supozojnë që numri i militantëve sauditë në Siri dhe Irak arriti në 2.500 anëtarë, kryesisht të moshës 18-25 vjeç.
Sauditët janë të ndarë mes dy organizatave, DA’ISH dhe NUSRA, tha eksperti, Hmoud al-Zajjadi, për gazetën e përditshme al-Hajat, me qendër në Londër.
Hmoud Zajjadi shtoi se rrjetet sociale, kryesisht Twitter dhe You Tube, u bënë strehë kryesore për mobilizimin e terroristëve të rinj, qoftë nga Arabia Saudite apo nga e gjithë bota.
Ai shtoi se koncentrimi në sauditët ishte për aftësitë e tyre financiare për të siguruar organizatat me fonde, ose nëpërmjet tyre personalisht apo përmes përkatësinë së tyre me fonde bamirësie, si dhe të krijojnë celula të reja për të punuar në ardhmën në vetë Arabinë Saudite.
Burimi: Iraq News Agency