Kulturë

Një Kurs i Leximit - Këndimit të Kur'anit është planifikuar në Singapor

Një kurs edukativ Kur'anor është planifikuar nga Instituti Nadi Furkan për fëmijët, të rinjtë, të rriturit dhe të konvertuarit në Singapor.

 

Sipas faqes islamicevents website, kursi tre mujor është projektuar për ata që dëshirojnë të mësojnë leximin dhe këndimin e Kur'anit.

 

Pjesëmarrësit do të fillojnë që nga njohja e alfabetit, të mësojnë çdo shkronjë  themelore dhe të mësojnë për të shqiptuar çdo shkronjë në mënyrën e duhur, saktë.

 

Studentët do të inkurajohen për të fituar njohuritë themelore dhe pastaj të përparojnë përmes Kursit të Texhvidit. Ata do të mësojnë në grupe të vogla, deri në 20 nxënës dhe do të vlerësohen në mënyrë individuale. Kursi Kur'anor do të zhvillohet në gjuhën angleze dhe do të  fillojë më 16 tetor 2014.

 

Sipas statistikave të vitit 2010, rreth 15% e popullsisë janë banorë  vendas, janë mysliman, kurse 17 % e muslimanëve të Singaporit janë myslimanë me prejardhje nga Azia jugore. Ka edhe besimtarë myslimanë nga Kina, nga vendet arabe dhe vende tjera të Euro-Azisë.