Dalai Lama mbron xhihadin e Islamit
Udhëheqësi shpirtëror tibetian, Dalai Lama e ka dënuar dhunën në emër të fesë, duke ndriçuar idetë e gabuara rreth Xhihadit Islamik si të keqinterpretuara nga ekstremistët.
Vrasja në emër të fesë është e papranueshme, tha fituesi i çmimit Nobel për Paqe, në një takim të udhëheqësve fetarë të Indisë që përfaqësonin deri në nëntë besime të ndryshme duke përfshirë edhe Islamin.
Xhihadi apo lufta e shenjtë duhet të jetë një luftë për të luftuar emocionet tona të brendshme shkatërruese, tha lideri shpirtëror 79-vjeçar.
Xhihad nuk do të thotë dëmtimi i njerëzve tjerë.
Dalai Lama u referuar mizorive të kryera nga i ashtuquajturi Shtet Islamik në Irak dhe Levant (ISIL).
Mendimi i Dalai Lamës pasqyron një zemërim në rritje ndaj grupit militant, sidomos pas vrasjes së tre pengjeve britanikë dhe amerikanë.
Nëse do të mbetemi indiferent ndaj asaj që po ndodh rreth nesh, kjo është e gabuar, tha Dalai Lama.
Njerëzit shpirtërorë mund t’i tregojnë botës se mund të jetë një familje e lumtur (edhe pse) me besimeve të ndryshme.
Një dijetar i lartë mysliman, kryeipeshkvi katolik i Bombeit dhe kreu i komunitetit hebre në Delhi ishin në mesin e atyre që morën pjesë në konferencën dy-ditore.
Takimi ndër-fetarë ishte planifikuar fillimisht të jetë një ngjarje tre-ditore. Por takimi u ndërpre për të akomoduar një kërkesë nga autoritetet indiane për shkak të një vizite të kryetarit të Kinës, Xi Jinping në Indi, e cila përfundoi të premten.
Xhihadi shpesh është stereotip i sajuar nga mediat perëndimore, kinse do të thotë luftë të shenjtë.
Por, dijetarët myslimanë kanë pohuar vazhdimisht se fjala Xhihad, e cila është përmendur në Kur’anin Fisnik, do të thotë përpjekje ,luftë për të bërë mirë dhe për të larguar, hequr padrejtësinë, shtypjen, dhe të keqen nga shoqëria.
Karen Armstrong, shkrimtare e shquar angleze në të tri besimet monoteiste, i ka kritikuar stereotipet e sajuara të falës arabe “xhihad, kinse do të thotë luftë e shenjtë.
Militantët e ISIL-it janë dënuar gjerësisht nga muslimanët në mbarë botën të cilët kanë mbajtur disa protesta për të shprehur zemërimin kundër grupit terrorist.