Shqipëri

Komuniteti shqiptar në botë. Marrëdhënja e mirëqenjes së mirë !

Sot në botë ka rreth 8 milion shqiptarë nga origjina dhe rreth 4 shtete flasin gjuhën shqipe. Ndërkohë historia e diasporës tonë i ka zanafillat në  shek IX atëhere kur Shqipëria u clirua nga pushtime e huaja. Më vonë shumë shqiptarë mbërritën në tokën amerikane edhe në shumë shtete të tjera të Botës. Sipas historisë, në shekullin e XX ata numëronin tashmë një kategori ë caktuar emigrantësh të cilët mund të përbënin një shtët.  Ata në atë kohë ishin rreth 1 milion banorë nga rreth 3milion që kishte atëherë komplet Shqiptar. Sot nga rreth 250milion banorë që ka SHBA si pasojë dhe politikës vetasimiluese të SHBA rreth 8milion  janë shqiptar të shpërndarë në disa qytete ë caktuara të Amerikës, si Florida, Boston, Nevada, Michigan, Neë York,  Orlando, apo edhe në Kanada ku të cilët disa u shpërngulën nga Amerika edhe diasa të tjerë u shperngulën nga Shqipëria apo Diaspora.

 

Ndërkohë shumë shqiptarë ka sot në Angli, Zvicër edhe Gjermani. Një pakicë prej 1 miljon banorësh apo më pak kanë ngelur në Greqi edhe Itali si pasojë e krizës ekonomike që zaptoi fuqishëm këto dy shtete në fillim të shekullit XXI fill në dekadën e parë. Shumica e shqiptarëve emigruan në këto vende për një arsye ekonomike më të mirë, por në fakt atje këa njerëz jo vetëm që gjetën një ekonomi më të qendrueshme se ajo në vendin nënë, por edhe një fole të ngrohtë ku sot kanë krijuar edhe zgjeruar familjet e tyre. Madje-madje, ka disa nga ata shqiptarë që nuk e dinë që janë shqiptarë ose informohen shumë vonë. Ka edhe nga ata të cilët e dinë dhe sado e pranojnë nuk ngjajnë për të tillë, si rasti i aktorit Hollivudian me origjinë shqiptare, Xhon Belushi i cili vizitoi Shqipërinë në nder të origjinës së tij, por mesazhi i tij interpretues nuk ta jep përshtypjen. Disa thonë se kurbeti është i vështirë dhe ë ha kokën, por benifitet që u sjell ky kurbet janë shumë të larta me një njeri që jeton ngrohtë-ngrohtë në shtetin e tij amëtar.

 

Gjithsesi pjesa më e madhe e shqiptarëve sot ndodhen të shpërndarë në Europë.  Kemi shtetet anglishtfolëse të cilat zotërojnë më tepër shqiptarë se vet Amerika apo Kanadaja. Atje jetesa edhe bashkëjetesa është ndoshta më e vështirë, por rrugëdalja është më e lehtë se në Kontinentin Amerikan.

 

Në Amerikë mund të jetë e pamundur të marrësh lejeqendrim, por nëse arrin ta fitosh, bashkëjetesa dhe mundësitë për tu sistemuar janë me koinficient 87% më të lartë se ai në Europë ku puna dhe sistemimi mund të jenë më të veshtira për tu gjetur, ama lëvizshmëria është më e lehtë, sidomos këto vitet e fundit me liberalizimin e vizave. Pritet që këtë vit, levizshmëria dhe emigracioni të kenë një ulje drastike me gati 56% në krahasim me 8 vitet e fundit qëkur në pushtet erdhi qeveria e Rilindjes. Kjo e fundit ka caktuar masa shtrrënguese madje të pa përballueshme për popullin shqiptar, të cilët automatikisht e kanë të vështirë të dalin jashtë vendit duke qen se nuk mund ti plotësojnë komplet këto masa për arsye ekonomike.  Kohët e fundit po rinis një lëvizshmëri tejet e detyruar shqiptare drejt vendeve që premtojnë duke na kujtuar vitet 90, ku nga varfëria ekstreme, shqiptarët i hipën tragetit më të afërt sapo ra regjimi komunist. Muajt e fundit këta emigrantë po lëvizin sërisht me anije ilegale, apo makina kamionë të quajtura frigoriferë për arsye të mos plotësimit të kushteve nga vendet shengel me propzim të qeverisë së re. Kjo shumicë, po kryen një rotacjon historik të emigrimit post-komunist duke na sjellë në mendje trragjedinë e Otrantos nga ku rreth qindra shqiptarë humbën jetën në det duke u përpjekur ti largohen një shteti të pa fuqishëm të dalë përgjegjës për popullin e tij.

 

Sot numërohet një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve të cilët emigrojnë edhe me ikje ilegale, por rikthimin në atdhe nuk e diskutojnë duke zgjedhur të zhduken nga historia e shqipërisë, madje duke bërë martesa fallco për dokumenta apo duke vetdeklaruar prirje të cuditshme seksuale në mënyrë për të fituar lejeqendrim në vendet prej të cilit presin një mirëqenje sikurse bashëatdhetarët e tyre të mëparshëm. Politika thotë se nuk është e drejtë për një popull të kërkojë strehim apo mirëqënje në një vend tjetër dhe duhet të kënaqet me atë pak që ju servir shteti i tyre, duke bllokuar kështu të gjitha rrugët e mundshme, por llogjika e shëndoshë e një individi arrinë të perceptojë se qendrimi dhe benifiti në një vend i cili nuk ka as Tren, është një dështim në misjonin e tij për mirëqenje të përbashkët familjare ndër breza. Një shtet i cili vetëm fjalët janë vepra edhe jo vepra të bëhen pa fjalë, nuk mund të presësh që mirëqenja të përkufizojë jetën tënde.  Ja përse shqiptarët zgjedhin Botën për jetesën e tyre, sepse një vend i cili mungon edhe transporti më elementar sic është treni, nuk mund të mendosh kurrësesi se ky vend mund të sigurojë të ardhmen e fëmijëve tanë. Mos të flitet më pas për projekte më të fuqishme reformuese, socjale apo urbanistike sic kemi parë në Ahinën e madhe, apo Stanbollin e fuqishëm ku vinca e punës nuk pushonin së punuari dhe nga ku njerzit nuk e njihnin faktorin papunësi. Udhëtimi nëpër Botë është ai që ne shqiptarëve na hapi sytë për të parë në cfarë lumi kemi jetuar këto 100 vite shtet, nga ku morrëm vendimin se vetëm bashkëjetesa me Botën do të shpëtonte ë ardhmen tonë njëherë e përgjithmonë!