Planifikohen kolegje të reja Kur'anore
Rektori i Universitetit të Shkencave Kur'anor tha se universiteti ka në plan të themelon disa kolegje të reja Kur'anore në të gjithë Iranin.
Huxhat ul-Islam Ahmad Ajedi tha se kolegjet e reja do të hapen në vitin e ardhshëm, mars, 2015, njoftoi Agjencia e Lajmeve Tasnim.
Ai tha se ata janë duke planifikuar që kolegjet të themelohen në krahina të tilla si Kazvini dhe qytetin Sari në veri të vendit.
Sipas zyrtarit, aktualisht janë 22 kolegje të Shkencave Kur’anore në krahina të ndryshme të Iranit. Ai shtoi se si në vitin e ardhshëm akademik, kolegjet e Shkencave Kur'anore do të pranojnë 1.500 nxënës në vitin e ri akademik.