Bukuroshja belge përqafoi Islamin
Lindsey Van Gele tha se e ka përqafuar Islamin, kur ajo u martua me futbollistin belg, Mamoutou N'Diaye, i cili është me prejardhje nga Mali.
Ish-kandidatja për Miss Belgjika në vitin 2012, Lindsey Van Gele, thuhet se e ka përqafuar Islamin dhe tani ajo quan veten Aisha.
Sipas agjencisë Morocco World News, ajo e bëri këtë zgjedhje, të përqafon Islamin, të bëhet muslimane, pas martesës me futbollistin belg, Mamoutou N'Diaye, i cili është me origjinë nga Mali, katër vjet më parë.
Unë u bëra muslimane kur Mamoutou kërkoi dorën time. Një martesë civile nuk ishte e mjaftueshme për mua. Për më tepër, kam kërkuar për të më përkrahur të bëhem myslimane, i ka thënë Van Gele agjencisë Het Laatste NIEUWS.
Edhe pse ajo tha se ajo e ka përqafuar Islamin, në të vërtetë ajo e ka pranuar dy vjet më parë, por vetëm kohët e fundit lajmi u bë publik në lidhje me konvertimin e saj në Islam.