ISIL shkatërron Xhaminë Historike në Tikrit, Irak
Militantët e grupit terrorist të ashtuquajtur Shteti Islamik në Irak dhe Levant (ISIL) kanë shkatërruar një xhami historike në qytetin Tikrit.
Militantët të mërkurën shpërthyen disa bomba që kishin instaluar rreth xhamisë al-Arbain në qendër të qytetit verior të Irakut, sipas raporti të gazetës së përditshme al-Javm el-Sabi.
Anëtarët e grupit terrorist tekfirist kanë shkatërruar shumë xhami të shenjta, si dhe ndërtesa, objekte historike në vendet që kanë pushtuar në Siri dhe Irak.
Terroristët e ISIL-it morën kontrollin, në fillim të muajit qershor, të qyteteve Mosul dhe Tikrit, që ndodhen 140 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Bagdad.
Ata kanë kryer krime të tmerrshme në zonat e pushtuara, duke përfshirë edhe ekzekutimin masiv të civilëve si dhe të trupave irakiane të ushtrisë dhe zyrtarë.
Terroristët kanë lidhje me inteligjencën e Arabisë Saudite dhe besohet të jenë të mbështetur në mënyrë indirekte nga regjimi sionist.