Kryetari Rouhani shpreson për lidhje më të forta “vëllazërore” mes Iranit dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite
Kryetari i Iranit, Hassan Rouhani, në mesazhin e urimit me rastin e Ditës Kombëtare të Arabisë Saudite shprehu shpresën për zgjerimin e marrëdhënieve mes Teheranit dhe Riadit.
Në një mesazh të hënën për Mbretin Abdullah bin Abd al-Aziz Al Saud, të Arabisë Saudite, Kryetari i Iranit, Hassan Rouhani përgëzoi qeverinë dhe shtetin e Arabisë Saudite në Ditën Kombëtare.
Ai, gjithashtu, shpreson për lidhje më të ngushta ndërmjet dy vendeve muslimane në dritën e unitetit dhe raporteve dhe nga e kaluara e përbashkët me rrënjë fetare, kulturore dhe historike mes dy vendeve.
Në muajin shtator 2013, një muaj pas marrjes së detyrës, Kryetari i Republikës Islamike të Iranit, Hassan Rouhani kishte përshëndetur Arabinë Saudite si një mik të ngushtë të Republikës Islamike, dhe shprehu gatishmërinë e dy vendeve për të qetësuar tensionet e parëndësishme” që kanë tensionuar marrëdhëniet dypalëshe.