Suudi Arabie

Vetëm 6% e inxhinierëve janë nga Arabia Saudite

Raporti vjetor i Këshillit Saudit të Inxhinierëve (SCE) ka zbuluar se sauditët përbëjnë vetëm gjashtë për qind të numrit të përgjithshëm të inxhinierëve të regjistruara në vend.

 

Këshilli Sauditë i Inxhinierëve ka 9.122 inxhinierë sauditë të regjistruar, që janë vendas, ndërsa ka 135.035 inxhinierë emigrantë, kështu janë të regjistruar në librat e tij, dëshmon raporti.

 

Raporti është negativ në të gjitha statistikat për çdo specializim. Në të thuhet se ka 2.356 inxhinierë civilë sauditë të regjistruar në krahasim me 43.325 të huaj, vazhdon me arkitektë të cilët janë 2.314 sauditë, kurse janë  11.965 arkitektë të huaj.

 

Në inxhinieri mekanike, ka 1.475 sauditë dhe 21.677 të huaj dhe janë  1,196 inxhinierë të elektrikës, kurse 23.600 janë inxhinierë të huaj.

 

Raporti theksoi se Arabia Saudite ka 544 inxhinierë të kimisë,  1.775 janë inxhinierë të huaj. Janë 364 inxhinierë të naftës nga Arabia Saudite, 2,675 inxhinierë të naftës janë të huaj.  

 

Arabia Saudite ka 334 inxhinierë të kompjuterëve, kurse 4.727 inxhinierë të kompjuterëve janë të huaj. Ka 285 inxhinierë civil nga Arabia Saudite, kurse 1.368 inxhinierë civil janë të huaj.

 

Në inxhinieri elektronike dhe të telekomunikacionit ka 210 sauditë,  kurse janë 14.149 inxhinierë të huaj. Në inxhinieri bujqësore janë 44 inxhinierë sauditë, kurse 650 inxhinierë të bujqësisë janë të huaj.

 

Raporti thotë se janë 2.150 kompani inxhinierike dhe të konsulencës të regjistruara, të cilat kanë 1800 zyra në sektorin kontraktues dhe të ndërtimit.