Rusia

Një Ekspozitë Kur'anore është planifikuar në Moskë

Atasheu për Kulturë i Iranit, Sejjid Husein Tabatabai dhe N/Kryetari i Këshillit të Myftinjive të Rusisë, Rushan Hazreti Abbasov.
Atasheu për Kulturë i Iranit, Sejjid Husein Tabatabai dhe N/Kryetari i Këshillit të Myftinjive të Rusisë, Rushan Hazreti Abbasov.

Qendra Kulturore e Republikës Islamike të Iranit në Moskë ka në plan të mbajë një Ekspozitë Kur'anore në kryeqytetin e Rusisë, në Moskë.   

 

Vendimi për hapjen e një Ekspozite Kur’anore është marrë në një takim në fillim të javës ndërmjet nënkryetarit të Këshillit të Myftinjive të Rusisë, Rushan Hazreti Abbasov dhe Atasheut për Kulturë të Iranit në Rusi, Sejjid Husein Tabatabai.

 

Ekspozita një-ditore do të organizohet në harmoni me edicionin e 15-të të Garave Ndërkombëtar Kur'anore të Rusisë më 29 shtator 2014.

 

Rushan Hazreti Abbasov,  nënkryetari i Këshillit të Myftinive të Rusisë, në këtë takim vlerësoi bashkëpunimin e Qendrës Kulturore të Iranit me Këshillin e Myftinjive të Rusisë dhe bëri thirrje për zgjerimin e bashkëpunimeve.

 

Ai, gjithashtu, përshëndeti përkrahjen e Qendrës Kulturore të Iranit në Moskë për garat e ardhshme Ndërkombëtare Kur'anore.