Shqipëri

ISIS mbi terrorizmin në botë! A eshte kjo nje luftë e tretë botërore?

Ne dimë se ISIS është një organizatë terroriste Siriane me e fuqimshmja në Botë. Ajo tashmë njihet për veprimet e saja terroriste duke vrarë rreth dhjetra gazetarë Amerikan duke u prerë kokën. Këto silme ISIS i ka kryer në shenjë hakmarrje për kolonizimin e supozuar që Amerika  po kryen në kontinentin Arab. Sipas tyre, Amerika duhet të paguaje për krimet terroriste që ka kryer në tokën e tyre. Jo më largë se dje, një turist francez u ekzekutua me prerje koke duke transmetuar mesazh të qartë se të gjithë ata shtete që kanë ushtruar ndihmën e tyre ligjore edhe ushtarake krah Amerikës në luftë kundër ISIS, do të marrin të njejtin dënim.

Lind pyetja, a është kjo një vetëmbrojtje patriotike? Apo një rebelizëm për vetvendosje? A do të pësojë edhe shqipëria të njëjtin fat si Amerika në rast pushtimi nga ISIS meqenëse vendi ynë është vend strategjik aleat ushtarakisht që nga viti 2009?

ISIS ka dhën mesazh të qartë se do të shkatërrojë të gjithë ato shtete që mbështesin Amerikën në luftën e saj kundër terrorizmit do të ekzekutohen barbarisht. Nuk dihet ende nëse edhe Shqipëria do të ketë të njejtin fat, por dihet me siguri që populli ka marrë vendim të braktisë Amerikën edhe të shkojë krah ISIS duke u bërë aleat  për arsye vetmbrojtje si të paaftë ta luftojmë ushtarakisht. ISIS është organizaa erroriste më e fuqishme në botë me një pasuri prej më shumë se 400 miljon dollarësh plus pasuri të padeklaruara. Thuhet se ISIS është një organizatë ushtarake civile e cila u krijua nga vet Amerika edhe u la në neglizhencë për

 

shkatërrim sic ndodh në raste të tilla, por në momentin që ajo u fuqizua, u kthye kundër në sfidë për luftë.

Më e alarmuara është vet Amerika e cila është shënjestra kryesore e ISIS për shkatërrim. I pari i vendit amerikan duket sikur nuk shqetësohet fortë për fuqinë ushtarake që zotëron ISIS. Presidenti amerikan Barak Obama, një një konferencë tha se pjesëmarrja e pesë vendeve arabe në sulmet ajrore kundër militantëve në Siri i tregon botës se kjo nuk është vetëm luftë e Amerikës. Ai i bëri komentet sot, pas fillimit të një fushate të zgjeruar ajrore për të shkatërruar Shtetin Islamik dhe pjestarë të al-Kaidës që tani e quajnë veten grupi Khorasan në Siri.Presidenti Obama tha se lufta e përbashkët kundër Shtetit Islamik do të kërkojë kohë, por është me rëndësi jetike për sigurinë e Shteteve të Bashkuara, Lindjes së Mesme dhe botës.

Ai la një mesazh të qartë për ekstremistët:

 Duhet të jetë e qartë për të gjithë ata që komplotojnë kundër Amerikës dhe përpiqen t'u bëjnë keq amerikanëve se ne nuk do të tolerojmë asnjë strehë të sigurt për terroristët që kërcënojnë popullin tonë, 

Ai tha se SHBA janë krenare për faktin se qëndrojnë krah për krah Bahreinit, Katarit, Arabisë Saudite, Jordanisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në kryerjen e sulmeve ajrore. Zoti Obama tha se bombardimet kishin në shënjestër ata që ai i quajti anëtarë të sprovuar të al-Kaidës, të njohur si Grupi Khorasan, të cilët kishin planifikuar një sulm në SHBA. Një grup monitorimi tha se 120 militantë islamikë u vranë në Siri në raundin e parë të sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar.Zëdhënësi i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut në Londër, tha se të paktën 300 vetë, duke përfshirë anëtarë të Shtetit Islamik dhe al-Kaidës, u vranë ose u plagosën nga sulmet.Fushata ajrore zgjeron përpjekjet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA për të shkatërruar dy grupet. Bombardimet e mëparshme kishin si objektiv pozicionet e militantëve në Irak.Sulmet dëmtuan ose shkatërruan komplekset e trajnimit, shtabin e militantëve dhe një qendër financiare, duke përfshirë edhe bazën e Shtetit Islamik në qytetin Raka.

Me vrasjen e turistit francez pritet fuqizimi i ushtrisë militante në një qëllim të përbashkët për shkatërrimin e ISIS. Kjo e fundit është dëshmi e qartë e një nimse të rrezikshme të Luftës së Tretë Botërore me pasoja katastrofike. ISIS i zotëron të gjitha fuqitë e mundshme ushtarake dhe moneare për të nisur këtë luftë. E rëndësishme është që kësaj ushtrie të mos i bashkohet edhe Turqia. Nëse ky bashkim do të kryhej, për Amerikën edhe shtete aleate ushtarakisht, do të ishte fundi. Mbetet ende kohë të deklarohet zyrtarisht fillimi i Luftës së Tretë Botërore, por dicka është e qartë. Nëse kjo luftë do të nisë, nuk do të jetë për arsye rracizmi, apo hakmarrje të tërthortë, por për arsye vetmbrojtje në emër të mbijetesës në vendin tënd. Një arsye e cila

 

pritet të shënojë viktimat më të shumtë në numër edhe pasojat materiale më shkatërrimtare  se dy të parat.

CITAT:

“Eja të të jap bukë në Tokën time, por mos kërko që Toka ime të bëhet Toka jote”!