İran

Iran qorton bombardimet në Siri të udhëhequra nga SHBA-të si shkelje të Ligjit Ndërkombëtar

Një diplomat i lartë iranian ka kritikuar sulmet ajrore të kohëve të fundit në Siri të udhëhequra nga SHBA-të si shkelje të sovranitetit të vendit arab dhe të të drejtës ndërkombëtare, duke theksuar se ata do të krijojnë një pretekst për ndërhyrje të reja në Lindjen e Mesme.

“Nga pikëpamja e Teheranit, çdo veprim ushtarak në territorin e Sirisë, pa kërkesëne qeverisë së Damaskut dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar, nuk është i pranueshëm, pasi lufta ndaj terrorizmit nuk mund të sherbejë si logjikë për shkeljen e sovranitetit kombëtar të vendeve,” tha të martën zëvendësministri i jashtë iranian për Çështjet Arabe dhe Afrikane, Hussein Amir-Abdullahian.

Ai shtoi se, ndërkohë që Teherani thekson nevojën për luftën ndaj terrorizmit, gjithshtu bën thirrje për respektimin e normave ndërkombëtare dhe konventave dhe të drejtën e të gjitha kombeve.

Amir-Abdollahian tha se fushatat kundër terrorizmit nuk bazohen në “aventurat e stilit hollywoood-ian,” duke theksuar se Republika Islamike i konsideron politikat e “përzierjes së mëparshmetë SHBA-ve” si arsyen kryesore të përhapjes së terrorizmit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Duke theksuar se Irani po monitorin nga afër sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA-të në Siri, zyrtari tha se “duke parë pasojat e këtij veprimi, Teherani do të vlerësojë në mënyrë aktive situatën dhe do të konsultohet me autoritete siriane, si dhe me palet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara.”

Sipas të ashtuquajturit Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë kryer të paktën 50 sulme ajrore kundër militantëve tekfiristë të ISIS-it që veprojnë brenda Sirisë.

Grupi me qendër në Mbretërinë e Bashkuar tha se sulmet ajrore janë kryer në veri dhe në lindje të Sirisë të hënën vonë, duke shënjestruar militantë të ISIS-it dhe Frontit Al-Nusratë lidhur me Al-Kaedën.

Natën e të hënës, zëdhenësi i Pentagonit, nën-admirali John Kirby, tha në një deklaratë se ushtria e Shteteve të Bashkuara dhe “forcat e vendeve partnerë po ndërmarrin veprime ushtarake kundër terroristëve të ISIS-it në Siri, duke përdorur një ndërthurje ushtarake; bombardues dhe raketa tokësore Tomahok.”