İran

Ajetullah Mesbah Jazdi: Faktor kyç për unitetin e komunitetit mysliman është dashuria për Ehlul-Bejtin (a.s.)

Ajetullah Mesbah-Jazdi është takuar me dijetarin e al-Az-harit, Dr. Karimah. Dy dijetarët diskutuan rreth mbrojtjes së unitetit musliman, duke shprehur përkushtimin e fortë dhe dashurinë që kanë shumë myslimanë sunnitë ndaj Ehlul-Bejtit (a.s.)  

 

Ajetullah Muhammed-Teki Mesbah-Jazdi, kreu i Istitutit të Arsimit dhe Hulumtimit Imam Humeini është takuar me Shejh Dr. Ahmed Mahmud Karimah, drejtori i Departamentit të Jurisprudencës Bashkëkohore Islame në Universitetin e famshëm Al-Azhar të Egjiptit.   Dy studiuesit diskutuan rreth mbrojtjes së unitetit musliman, duke  shprehur fuqishëm përkushtimin dhe dashurinë që kanë shumë myslimanë sunnitë ndaj Ehlul-Bejtit (a.s.).

Shejh Dr. Ahmed Mahmud Karimah theksoi se shumë sunitë janë të fascinuar ndaj Ehlul-Bejtit a.s.) dhe deklaroi se Ehlul-Bejti (a.s. është një faktor i madh për unitet në mesin e muslimanëve. Kjo është arsyeja përse Kur’ani i Shenjtë thotë: Thuaj: Unë nuk do të ju pyes për ndonjë shpërblim tjetër, përveç dashurisë për të afërmit”.

(Kur’an, 42:23) Ajetullah Muhammed  Teki Meshab e shpjegon këtë para Shejh Ahmed Karimah:”Unë mendoj se shumë egjiptianë janë dashurues të Ehlul Bejtit (a.s.), dhe ai ja ktheu, jo vetëm që jemi dashurues, por ne jemi të mahnitur nga Ehlul Bejti (a.s.).

 

Ajetullah Mesbah-Jazdi shpjegoi se përpjekja e armiqve pët të mbjellë ndarjen mes myslimanëve shi’itë dhe sunnitë është një vepër e keqe dhe djallëzore. Disa myslimanë sunnitë kanë përhapur thashetheme të rreme rreth teologjisë shi’ite dhe praktikave fetare, por Ajetullah  Muhammed Mesbah-Jazdi deklaroi se këtë thashetheme nuk janë të vërteta, as nuk nuk kanë ndonjë bazë në burimet shi’ite. Këto besime të rreme janë  krijuar nga armiqtë e Islamit për të mbjellë përçarje në mesin e muslimanëve. Si mund dikush që beson në Zot dhe shpalljet e Tij të ketë këto mendime në kokën e tij?

 

Ai theksoi se dallimet mes njerëzve janë të natyrshme, dhe se të gjithë muslimanët besojnë se Islami është feja e vërtetë dhe është feja më e plotë e cila është shpallur gradualisht nga një linjë e profetëve hyjnorë nga Ademi deri te Profeti Muhammed (a.s.), i cili është vula e profetëve . Këto janë parimet e konsensusit midis myslimanëve sunnitë dhe myslimanët shi’itë dhe çdo mosmarrëveshje në lidhje me çështjet tjera është normale dhe nuk duhet të shkaktojnë dëme të unitetit të muslimanëve.

 

Ajetullah Mesbah-Jazdi konkludoi duke thënë se Islami është një besim i cili dhuratë nga Allahu për myslimanët dhe Ai dëshiron që ne të kuptojmë Islamin më mirë në mënyrë që ne mund të pastrohemi dhe të hedhin poshtë mendimet dhe besimet e rreme. Përmbushja e këtyre detyrave hyjnore do të na ndihmojë  për të arritur sukses.