Kine

Kur'ani dhe Hadithi në revistën “Myslimanët e Kinës”

Një pjesë e revistës  e  revistës Myslimanët e Kinës, e cila është botuar në gjuhët kineze dhe ujgure, përmban një hyrje për Kur'anin dhe shkencat eHhadithit.  

 

Sipas faqes së internetit China.org, revista dy-mujore u themelua nga Shoqata Islamike e Kinës në vitin 1957.

 

Me fillimin e Revolucionit Kulturor Kinez, në vitin 1966, botimi i revistës u ndalua, por revista u riaktivizua në vitin 1981.

 

Kjo është revista e vetme e specializuar e myslimanëve kinezë, e cila  shpërndahat jo vetëm në Kinë, por edhe në vende tjera.

 

Interpretimi i koncepteve fetare, promovimi i kulturës fetare, zhvillimi i studimeve islamike-kulturore, akademike, përhapja e kulturës islame dhe etikës dhe paraqitja e arritjeve të arti Islam të myslimanëve janë disa nga objektivat e revistës.

 

Revista “Myslimanët e Kines” publikon lajme, artikuj rreth shkencave Kur'anore, të Hadithit dhe të Sheriatit, informacione rreth figurave Islame, raportet mbi çështjet ekonomike, xhami, intervista dhe paraqet botimet e librave të rinj dhe publikime të ndryshme.

 

Islami, i cili filloi të përhapet në Kinë në shekullin e shtatë, është një nga pesë fetë e njohura nga Republika Popullore e Kinës.  Islami ka një anëtarësi prej në mes 18 dhe 25 milionë pasuesish.