Suudi Arabie

Arabia Saudite do të mbartë 818.000 haxhinj

Saudi Arabian Airlines (Saudia) do të mbartë rreth 818.000 haxhinj  që vijnë për Haxhillëk këtë vit nga pjesë të ndryshme të botës, tha Saleh bin Nasser Al-Jasser, drejtor i Përgjithshëm i Transportit të Mbretërisë.  

 

Saudia do të mbartë  785.984 haxhinj nga 72 aeroportet ndërkombëtare, duke përfshirë 470.770 nga Azia, 118.951 nga Lindja e Mesme dhe Gjiri Persik, 105.462 nga Evropa dhe Amerika, 90.801 nga Afrika përveç 32.000 nga qytete saudite.

 

Ne kemi hapur katër tregje të reja këtë vit: Sudani, Suedia, Danimarka, dhe Norvegjia, , tha Al-Jasser. Fluturimi i parë  i Saudia-s mbarti haxhinjt nga Daka, kryeqyteti i Bangladeshit.  

 

Ne do të transportojmë hanxhinj nga e gjithë bota për në Aeroportin Ndërkombëtar të Mbretit Abdulaziz në Xhiddeh dhe në  Aeroportin Ndërkombëtar të Princit Muhammed në Medine, tha ai, duke shtuar se Saudia do të mbartë 145,000 haxhinj në aeroportin e  Medines.

 

Ai tha se Saudia do të shfrytëzon flotën e saj të sapo blerë për bartjen e hanxhinjve. Ne kemi marrë me qira edhe 29 avionë me 11.600 vende për të përmbushur kërkesën në rritje gjatë sezonit të Haxhillëkut, tha ai.

 

Arabia Saudite ka vendosur një numër adekuat të të punësuarve në të gjitha stacionet për të përmbushur kërkesat e trafikut gjatë Haxhit.  Ne kemi caktuar edhe punëtorë nga Indonezia, Malajzia, India dhe Bangladeshi në Xhiddeh dhe në aeroportitin Medinës për të përmbushur nevojat e udhëtarëve, ka thënë Al-Jasser.

 

Linja ajrore ka bërë marrëveshje për transportimin e kanaçeve me  ujë Zemzem për haxhinjt kur të kthehen në Indi, Indonezi dhe Malajzi. Është nënshkruar, gjithashtu, kontrata me hotelet për të akomoduar haxhinjt e bllokuar.

 

Ne kemi përcaktuar një plan alternativ, në varësi të shikimit të hënës së re, shpjegoi ai.

 

Arabia Saudite ka bërë marrëveshje për shpërndarjen e ushqimeve që i përshtaten shijes së haxhinjve nga vende të ndryshme gjatë fluturimev për në Haxhillëk.

 

Ne kemi caktuar stjuardesa që mund të flasin gjuhën e haxhinjve, tha Al-Jasser.

 

Në linjat ajrore do të shfaqën filma dokumentarë që kanë lidhje me Haxhillëkun gjatë udhëtimit.