Kulturë

Kur’ani i përkthyer në anglisht i dhurohet kryetarit të Këshillit Evropian

Myftiu i Egjiptit i ka dhuruar një kopje të Kur'anit, përkthim në anglisht, kryetarit të Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.

 

Sheuvki Ibrahim Abdel-Karim Allam ja prezantoi, ja dhuroi,  përkthimin e Librit të Shenjtë, Kur’anin,  Herman Van Rompuy gjatë një takimi në kryeqytetin belg, në Bruksel.

 

Vizita e Myftiut, Abdel Karim Allam ka për qëllim përmirësimin e  imazhit të shtrembëruar të Islamit në Evropë.

 

Në këtë takim, Myftiu, Allam, tha se Dar-al-Ifta e Egjiptit (që është përgjegjës për lëshimin e dekreteve-Fetvave- fetare) është e gatshme për të bashkëpunuar në paraqitjen e Islamit të vërtetë për evropianët.

 

Ai theksoi se Dar-al-Ifta dhe Qendra Islamike Al-Az-har kundërshtojnë terrorizmin dhe dhunën në emër të fesë.

 

Myftiu, Allam, gjithashtu, theksoi se i ashtuquajturi Shteti Islam në Irak dhe Levant (ISIL) nuk ka të bëjë fare me Islamin.