Terroristi i arrestuar i ISIS-it rrëfen: Militantët përdorin Turqinë si rrugën kryesore për në Siri
Një anëtar i ISIS-it i arrestuar nga forcat irakene rrëfeu se terroristët akoma e përdorin Turqinë si rrugën kryesore për në Siri.
18-vjeçari Hamad al-Tamimi, i njohur me emrin e tij të luftës si Ebu Uelid, tha se ishte rekrutuar online nga ISIS-i kur ishte një student për fenë në Rijad, Arabinë Saudite.
Tamimi, i cili u arrestua nga forcat irakene gjatë një operacioni ushtarak në provincen perëndimore tëAnbarit, tha se kishte lënë Arabinë Saudite për të shkuar në Kuvajt në muajin korrik dhe prej atykishte ikur në Turqi përpara se t’i bashkohej militantëve tekfiristë të ISIS-it qëvepronin në Siri.
“Ka kombësi të ndryshme,” tha CNN duke cituar atë. “Ka nga Norvegjia, Amerika, Kanadaja, Somalia, Korea, Kina, Turkmenistani, Taxhikistani, Uzbekistani, Egjipti, Libia, Tunizia, Libani dhe vende të tjera të Europës si Gjermania dhe Franca,” deklaroi Tamimi.
Një burimi i CIA-s tha se më shumë se 15 mijë militantë nga 80 vende veprojnë në Siri dhe Irak.
“Nga Gjermania kam njohur Ebu Hamzanë dhe nga Britania njërin të quajtur Ebu Daud, ndërsa nga Amerika njërin të quajtur Ebu Ibrahim,” tha Tamimi, duke shtuar se të gjithë individët ishin të rinjë.
Saudiani tha se atij i duhej t’i jepte “besen” të ashtuquajturit liderit të ISIS-it, Ebu Bekr al-Bagdadi, pas 22 ditësh në një kamp indoktrinimi fetar.
Ai shtoi se kishte bërë një trajnim ushtarak në një bazë ajrore në qytetin sirian të Rakkas.
Tamimi tha se pas një kohe të shkrurtër në Alepo, në veriperëndim të Sirisë, erdhi urdhri për të lëvizur drejt kufirit me Irakun, i cili realisht nuk ekziston, ku militntët e ISIS-it luftojnë kundër forcave irakene afër Hadithas, pasi kishin nevojë për përforcime.
Terroristët e ISIS-it kanë nën kontroll disa zona në Siri dhe kanë marrë ngastra të mëdha toke në Irakun fqinj.
Ata janë të njohur për aktet e tyre të tmerrshme të dhunës, duke përshirë prerjen e kokave të robërve në zonat që kanë marrë.